Misioni i FMN në Tiranë, takim me Guvernatorin

Misioni i FMN në Tiranë, takim me Guvernatorin


Misioni i Fondet Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri dhe po yhvillon takime me përfaqëesues të lartë të institucioneve financiare në vend. Gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës Gent Sejko, përfaqësuesit e FMN-së diskutuan rreth ecurisë së sistemit bankar, ndikimin që ka dhënë politika e ndjekur nga BSH dhe pritshmëritë për ecurinë e çmimeve.

Një nga pikat e diskutuara sipas njoftimit zyrtar të BSh është edhe  mundësia e hyrjes së aktorëve të rinj në sektorin bankar. Misioni kryesohet nga shefi i ri për Shqipërinë Jan Kees Martijn.

Lexoni: Raporti i FMN: Borxhi publik në Shqipëri, më i lartë se ç’pritej

Banka vëren se, takim u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të vazhdueshëm të opinioneve dhe dialogut ndërinstitucional.

Duke bërë një paraqitje të ecurisë ekonomike, Guvernatori Sejko ka theksuar se mjedisi makroekonomik është i qëndrueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për një rritje pozitive ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit, rritje kjo e bazuar kryesisht në rritjen e prodhimit dhe të eksportit të energjisë elektrike. Por në të ardhmen, zhvillimi i turizmit dhe pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit, ka theksuar Guvernatori.

Lexoni: FMN: Hiqni dorë nga propozimet e pakërkuara. Pak progres në disa reforma strukturore

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0