Mirësia ju bën më të lumtur se një pagë më e lartë, Raporti i Lumt... - Business Magazine Albania

Mirësia ju bën më të lumtur se një pagë më e lartë, Raporti i Lumturisë 2025 ju tregon pse

Në një botë që shpesh duket e ftohtë dhe e stresuar, një raport i ri ndërkombëtar na kujton se ekziston një armë e fuqishme për lumturi dhe nuk ka lidhje me paratë. Bëhet fjalë për mirësinë.

Raporti Botëror i Lumturisë 2025, i publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, vjen si një bashkëpunim mes Gallup, Qendrës Kërkimore për Mirëqenie të Universitetit të Oksfordit dhe Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së. Mes të dhënave dhe grafikëve, një mesazh thelbësor del në pah, të bësh mirë për të tjerët të bën më të lumtur sesa një rritje rroge.

Lexo gjithashtu: Pse nuk i mbajmë mend momentet e fëmijërisë? Studimi zbulon një mister të trurit tonë

Mirësia nuk është thjesht njerëzillëk, është investim për lumturinë

Raporti ndalet veçanërisht te aktet e bujarisë, duke i ndarë ato në tri forma, dhurimi i parave, puna vullnetare dhe gjestet e rastësishme ndaj të panjohurve. Dhe lajmi i mirë? Rreth 70% e njerëzve në mbarë botën kanë bërë të paktën një veprim të mirë në muajin e fundit. Një shifër befasuese që sfidon cinizmin e përditshëm.

“Është një numër jashtëzakonisht i lartë,” thotë Dr. Felix Cheung, profesor në Universitetin e Torontos dhe bashkautor i raportit. “Shtatë nga dhjetë njerëz përreth nesh kanë bërë diçka të mirë muajin që shkoi. Kjo na jep shpresë.”

Pagë më e lartë apo një mirësi për dikë tjetër?

Një eksperiment i udhëhequr nga Dr. Lara Aknin, profesore në Universitetin Simon Fraser në Kanada, tregoi se njerëzit që shpenzonin një shumë të vogël, 2 deri në 5 dollarë për të tjerët, përjetonin nivele më të larta lumturie sesa ata që i shpenzonin për veten.

E njëjta gjë është vërejtur në vende si Afrika e Jugut, Uganda dhe India. Kudo, mirësia prodhon lumturi.

“Jemi një specie thellësisht sociale,” thekson Aknin. “Dhe veprat bujare ndihmojnë për të ndërtuar dhe mbajtur këto lidhje.”

Lexo gjithashtu: Dëshiron të lësh përshtypje pozitive tek njerëzit? Hiq dorë nga këto 7 sjellje tani!

Ndjeshmëria që mungon, hendeku i empatisë

Por, për çudi, shumica prej nesh nuk e presin këtë lloj dashamirësie nga të tjerët. Ky është një fenomen që studiuesit e quajnë “hendeku i empatisë”.

Një nga pyetjet më zbuluese që iu bë pjesëmarrësve ishte: “Nëse do të humbisnit portofolin, a do ta kthente dikush?” SHBA, për shembull, u rendit e 52-ta për besimin se një i huaj do ta kthente portofolin, edhe pse në realitet, dy të tretat e portofolëve të humbur u kthyen. Pritshmëritë janë më të ulëta se realiteti.

Kur ne presim më të keqen nga të tjerët, kjo ndikon në sjelljen tonë të përditshme dhe na largon nga shoqëria. Dhe për pasojë, edhe nga lumturia.

Lexo gjithashtu: 5 filma dhe serialë për të parë në “Ditën e Lumturisë”

Tre mënyra për të qenë të mirë, dhe më të lumtur

Sipas studimeve të Aknin, për të përfituar maksimumin e mirëqenies nga mirësia, ne duhet të ndjekim rregullin e “3 C-ve”:

-Connection (Lidhja)

Një kafe me një mik sjell më shumë kënaqësi sesa t’i dërgosh atij para për të pirë kafen vetë.

-Choice (Zgjedhja)

Ndihma jepet më me efekt kur buron nga dëshira e lirë, jo nga ndjenja e detyrimit.

-Clear impact (Ndikim i dukshëm)

Ndihma ka më shumë efekt emocional kur ne shohim rezultatet e saj.

Pse Finlanda është sërish më e lumtura?

Për të tetin vit radhazi, Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë. Pas saj vijnë Danimarka, Islanda, Suedia dhe Holanda. E përbashkëta mes këtyre vendeve? Ndjenja e fortë e komunitetit, besimi te të tjerët dhe lidhjet sociale të qëndrueshme.

Në kontrast, SHBA renditet e 24-ta dhe një në katër amerikanë raporton se ha të gjitha vaktet vetëm, një rritje prej 53% që nga viti 2003.

Mirësia, ilaçi i haruar i shoqërisë moderne

Në një botë që po përballet me izolim social, dyshim dhe stres të përditshëm, ky raport vjen si një kujtesë, mirësia është falas, e fuqishme dhe e mrekullueshme për mirëqenien tonë.

Ndoshta rruga drejt lumturisë nuk kalon nga një rrogë më e lartë, por nga një kafe e ndarë, një dorë ndihme apo një buzëqeshje për një të huaj.

Sepse në fund të fundit, të jesh i mirë nuk është thjesht një virtyt, është një investim për shpirtin.

CNN

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0