Mirëdita, Tungjatjeta dhe Falënderime…Future2Tech ishte fjala kyçe e kësaj jave! - Business Magazine Albania

Mirëdita, Tungjatjeta dhe Falënderime…Future2Tech ishte fjala kyçe e kësaj jave!

Newsletter-i i mëposhtëm sjell përvojën e edicionit të 3-të të Future2Tech, ku 120+ ekspozues dhe 13+ forume diskutimesh trajtuan teknologjinë, edukimin, qëndrueshmërinë, fintech dhe AI, duke ofruar njohuri praktike dhe mundësi për bizneset, profesionistët dhe startup-et shqiptare. Pjesëmarrësit panë inovacione të jashtëzakonshme, aplikacione të reja, si dhe diskutime mbi të ardhmen e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Tungjatjeta” është pjesë e një komunikimi periodik që Gerti Boshnjaku, themelues dhe CEO i New Media Digital ndan me miqtë dhe ndjekësit në kanalin e tij në LinkedIn

Abonohuni KËTU për të marrë të gjitha përditësimet dhe për të qenë pjesë e përvojave të ardhshme

Newsletter-i i plotë: 

Ky newsletter ka për qëllim të tregojë Mirënjohje!

Për ty që po merr kohën për të lexuar këto rreshta… Faleminderit, pasi koha jote është e vyer. Aset që nuk e kthejmë dot mbrapsht.

Për ty, që ishe pjesë e Panairit Future2Tech si vizitor, ekspozues apo panelist… Faleminderit, pasi ti gjete vlerë në këtë projekt dhe uroj me gjithë zemër të kesh arritur objektivat e tua si individ, kompani, biznes, organizatë…

Faleminderit nga zemra dhe më lejo të ndaj mesazhet që u ndanë aty dhe çfarë e bëri këtë Edicion të 3-të një ngjarje që nuk duhej humbur në asnjë mënyrë.

120+ ekspozues ishin në edicionin e 3-të të Future2Tech dhe 13+ forume diskutimi për Tematikat më të rëndësishmetë cilat na lënë shpesh pa gjumë si sipërmarrës, menaxherë, profesionistë në karrierat tona.

Article content

Ishte një momentum i mirë për të folur SOTpër atë që pritet të sjellë e ardhmja:

E ardhmja në #Teknologji, e parë nga këndvështrimi i liderëve ishte pjesë e forumit të parë, E ardhmja e #Edukimit, binomi shkollim dhe treg pune – sa afër dhe sa larg jemi.

Për herë të parë erdhi në panelet e ditës së parë Forumi i #Qëndrueshmërisë, një panel i dedikuar për qasjet, sfidat dhe praktikat më të mira të kompanive që po ndërtojnë të ardhmen me përgjegjësi. Trajtuar me mjeshtëri nga 3 përfaqësues të Albanian ESG Network dhe me vëmendjen e Zv. Ministrit z. Endrit Yzeiraj. Me afrimin e Shqipërisë gjithmonë e më pranë hapësirës europiane të biznesit erdhën mesazhe se investimet në #ESG janë një investim që duhet bërë dhe ka kthimin më të mirë për një të ardhme europiane.

Article content

Vijuam me #Future of #Fintech me nismën e EasyPay , dhe panelin Generation Next – E ardhmja e Inovacionit dhe e mbyllëm ditën e parë me një Forum mbi AI nga AmCham Albania – Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Article content
Fintech Panel

Disa mesazhe të rëndësishme mora nga çdo panel, si mundësitë e pafundme që ekzistojnë në Shqipëri për të procesuar pagesa më të lira, çka do të bëhet e mundur pas 7 Tetor me hyrjen në SEPA.

Nevoja për përshtatjen e kompanive me #AI dhe mjetet e reja, ku theksi ishte mbi trajnimet për stafin në vijimësi si nevojë e padiskutueshme… Kuptova edhe se kemi kompani me ekspertizë në këtë fushë që, me ekskluzivitetet e tyre nga partnerë ndërkombëtarë si #Microsoft, sjellin risi si Agjentët AI të cilët mund të jenë operativ që sot… nëse kompanitë zgjedhin t’i përdorin dhe të adaptohen. Dhe eficienca që premtohet ishte e jashtëzakonshme, duke kursyer deri në 97% kohë në realizimin e detyrave të një punonjësi.

Më mbeti në mendje thënia e Shqipe Berisha te Forumi i Edukimit se:

Duhet ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor. Nuk është më as mësuesi dhe as libri, autoriteti i njohurisë.

Article content

Në të njëjtën kohë, vumë re një nevojë të jashtëzakonshme të bizneseve për të pasur në panair përfaqësues të institucioneve qeverisëse… për të bërë që zëri i tyre të dëgjohetdhe për t’i pasur në tavolinë për të diskutuar se si mund të koordinohen së bashku, me mjetet teknologjike që ofrojnë për projektet ambicioze që qeverisja promovon në të ardhmen.

Jo pak herë, u mor si shembull qasja kundrejt AI e qeverisë, Ministrja e re Diella etj. Tavolinat e diskutimit duhet të shikohen me përparësi nga qeverisja në këto evente të përvitshme.

Abonohuni KËTU për të marrë të qenë pjesë e Newsletter-it

Zëri i bizneseve u dëgjua fort në këtë panair jo vetëm nëpër panele dhe evente në stenda, por edhe në Media Zone, nëpërmjet podcasteve #ThinkBig që transmetuan livestream në kanalin e YouTubeBusiness Magazine Albania dhe në frekuencat e radios LeFutur.

Article content

Mbi 20 podcaste dhe po aq demonstrime produktesh dhe shërbimeshDemo Zone i bënë të mundur që bizneset të merrnin maksimumin e promovimit në këtë event unik – tribut për Teknologjinë, Inovacionin dhe Edukimin.

Kishte shumë aplikacione dhe shpikje interesante, nga robotët që lëviznin në sallë dhe shërbenin popcorn që dhuronte startupi Patoko, deri te përvojat immersive VR dhe kompjuterat e #Gaming Zone të populluar në çdo kohë nga të rinj të apasionuar.

Article content

Tema si #CyberSecurity, #data protection dhe menaxhimi i software-ve të tillë si #ERP u trajtuan në panele të ndryshme nga partnerët si InfoSoft Systems dhe InfoSoft Business Solutions. Shumë njohuri dhe ekspertizë u nda në këto biseda… një e ardhme plot risi dhe të panjohura duket në horizont… a do jemi gati ne për t’u përballur?

Si Business Mag ishim dhe ne të pranishëm në DemoZone me 3 risitë që prezantuam në Future2Tech 2025https://businessmag.al/3-risite-teknologjike-qe-business-magazine-sjell-ne-future2tech-2025/

Prurje e re këtë vit ishte edhe paneli The Future of #Marketing, që u soll dhe u moderua nga themeluesja e @Iceberg Communications Rafaela Rica. Panel interesant me pjesëmarrjen e @Fisnik Ismaili nga Karrota, Gerton Bejo nga Vatra, Vik Kraja nga Banda Kreative dhe Drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës znj. Ledi Imeraj. Industria e marketingut po pëson një ndryshim drastik për të cilin duhet të jemi gati… Më shumë për këtë temë do të flasim edhe më datë 6 NëntorAllWeb Digital Conferencewww.allweb.digital

Article content

Ky panair solli këtë vit një numër të jashtëzakonshëm #startupesh të cilat, ashtu si edhe vitin e kaluar, patën mundësi të kishin stendat e tyre, të prezantonin produktet inovative, të takonin qindra biznese dhe të shikonin oportunitet për rritje nga prania e tyre në #Future2Tech.

Drejtuar nga Z. Ravik Mima, Drejtor i Keiretsu Forum, paneli diskutoi situatën aktuale të financimit të startupeve dhe nëse kemi arritur një fazë zhvillimi ku financimi të kalojë nga grantet e donatorëve te investimet private. U dakordësua gjatë bisedës se është e nevojshme të rishikohet përkufizimi i termit “startup” dhe të dallohet nga bizneset e reja që lindin, si dhe të ndahet mënyra e financimit për secilën. Në të njëjtën kohë, investitorët theksuan se sa më shumë incentiva apo ndarje e rrezikut (risk-sharing) nga shteti, aq më shumë investime private do të kemi në të ardhmen. Nevojitet një qasje e përbashkët dhe jo e veçuar në këtë drejtim.

Article content
Funding to Success – Investors’ Pannel

Faleminderit Z. Grant Van Cleve, Shefqet Avdullau, Arjan Ymeri, Shkëlzen Marku dhe Ergys Gezka që i dhatë vlerë panelit me mendimet tuaja konkrete dhe të orientuara drejt veprimit.

Por qershiza mbi tortë e këtij panairi u realizua në eventin përmbyllës, ku të gjithë startupet patën mundësinë të konkurronin për Trofeun Tan Mezini Award 2025.

Article content

Çmimi “Tan Mezini”, një nderim për vizionin dhe inovacionin shqiptar. Tradita e bukur e ndarjes së çmimit “Tan Mezini” vazhdoi edhe këtë vit, duke nderuar frymën e sipërmarrjes dhe inovacionit që karakterizonte pionierin e teknologjisë shqiptare. Çmimi iu dha startup-it Eco Charger, por edhe çmime të tjera u akorduan si 2 bileta për Web SummitLisbonë dhe 3 bileta për Allweb Digital ConferenceTiranë6 Nëntor.

Big things are about to happen in our small but lively Country!

Ndjesë nëse u zgjata pak si shumë, por ishte vërtet nevojë për ta ndarë me ju këtë përvojë, që ishte kaq intensive në 2 ditë, lodhje prej disa muajsh për ta organizuar dhe për ta sjellë në jetë me sukses edhe edicionin e 3-të, me premtimin për ta bërë edhe më të madh e të suksesshëm në vitet në vijim.

Sinqerisht, më pëlqen të marr përsipër projekte që nisin “small” pasi ende nuk kanë pasur kushtet e duhura për t’u rritur, dhe t’i ushqej e t’i zhvilloj së bashku me zhvillimin e kushteve dhe mjedisit përreth. (E njëjta ndjesi si me Business Magazine Albania që e nisëm në 2015 me idenë për të promovuar dhe mbështetur startupet dhe u rritëm me ekosistemin.)

Faleminderit nëse patët durimin dhe i lexuat këto rreshta deri në fund… ku fola për projektin që shkoi… por dua t’ju kërkoj edhe 1 minutë për projektet që do të sjellim këtë javë…

1 – Më 7 Tetor do të kemi episodin e radhës së #ThinkBig. https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7380254912250646528 Kemi një intervistë ekskluzive me dy drejtuesit ekzekutivë të AADF, Aleksander Sarapuli dhe Martin Mata.

Në këtë episod, ata ndajnë vizionin e tyre për mënyrën si po ndërtohet ekosistemi i ri i inovacionit në Shqipëri, rolin që luan AADF në edukim, sipërmarrje dhe teknologji, si dhe sfidat që shoqërojnë një transformim kaq të madh në zemër të kryeqytetit.

👉 Premiera zhvillohet të martën, më 7 tetor. Na ndiqni në LinkedIn, Facebook dhe YouTube për ta parë të plotë intervistën.

2 – Këtë javë përfundon Early Bird për biletat e AllWeb Digital Conference. Por aktivizojmë ofertën për bileta grupi për kompanitë 4+1 (Bli 4 dhe merr të 5-ën falas)… Hidhini një sy online folësve dhe bëhuni gati për një përvojë fantastike të një dite plot Perspektiva të Reja; Praktika të sprovuara nga ekspertë biznesi, komunikimi dhe teknologjie si edhe përgatituni për biseda frymëzuese me kolegë të industrisë nga disa vende. Pa harruar edhe elementin FUN që nuk do t’i mungojë këtij eventi me një After Party me energji dhe ambient miqësor.

Dhe e fundit, për ta mbyllur me Mirënjohje e falënderime ashtu siç e filluam këtë Newsletter… një falënderim tejet i madh shkon për Ekipin e New Media/Albaniatech dhe Iceberg Exhibitions.

Shtyllat kryesore të një organizimi të tillë me këto përmasa janë Ekipi & Partnerët!

Javë të mbarë dhe me bereqet, miq!

Deri në newsletter-in e ardhshëm,

Miqësisht, Gerti

P.S. Më shkruani në dm apo email gerti@newmedia.al në rast se keni ide për projekte të reja, apo pyetje për projektet që bëjmë te New Media / AlbaniaTechGjerat e mira bëhen BASHKË.

Abonohuni KËTU për të marrë të qenë pjesë e Newsletter-it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0