Miratohet projektligji për kanabisin mjekësor në Shqipëri - Business Magazine Albania

Miratohet projektligji për kanabisin mjekësor në Shqipëri

Qeveria ka miratuar projektligjin për Kontrollin dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.

Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe garantimi i procesit Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit.

Projektligji ka kaluar disa faza konsultimi, me ekspertë vendas dhe të huaj, që na janë vënë në dizpozicion nga Agjencia për Zhvillim, GIZ dhe gjithashtu është konsultuar nga grupe interesi të kompanive farmaceutike.

Gjithë aspekti rregullator që përcakto ky ligji në tërësi, përcakton edhe institucionet që do të merren me këtë proces dhe bëhet fjalë për Agjenci që do të jenë institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të parashikimeve të këtij ligji në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj.

Funksioni i Agjencisë sipas projektligjit të miratuar:

Agjencia organizohet dhe funksionon në nivel qendror, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Ajo do të hartojë kriteret e vlerësimit të aplikuesve bazuar në këtë ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, do të organizojë procedurat për dhënien e licencës për kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore, do të rivlerësojë çdo tre vjet, përmbushjen e kushteve të dhënies së licencës. Ajo duhet të garantojë zhvillimin e veprimtarisë së subjekteve të licencuara në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në licencën si dhe të subjekteve të lejuara për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi, për të siguruar që aktiviteti kryhet sipas ligjit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, përcaktimeve në licencë dhe përcaktimeve në planin e miratuar të prodhimit. Agjencia kryen inpektimet sipas këtij ligji dhe, kur është nevoja, koordinon inspektimet e kryera në bashkëpunim me institucione të tjera dhe bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera, kombëtare apo ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, në fushën e luftës ndaj përdorimit, trafikut të narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe ndaj pastrimit të të ardhurave prej aktivitetit të paligjshëm.

Pranë Agjencisë do të ngrihet Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës

Licenca për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore, jepet për një periudhë 15 vjeçare, me të drejtë rinovimi.

Licenca miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar mbi procedurën përzgjedhëse, të organizuar nga Agjencia. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Çdo personi juridik që aplikon për licencë duhet të ketë eksperiencë në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore. Ai vetë ose një aksioner i tij, i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga vendet e OECD-së dhe zotërues i GMP (Good Manifacturing Practice/Praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administration/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat).

Kapitali minimal i kërkuar duhet të jetë të paktën 100 milionë Lekë.

Pas vitit të tretë të aktivitetit, subjekti i licencuar do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se kundërvlefta e shumës 10 milionë Lekë.

Për sa i takon kultivimit të kanabisit për qëllime industriale, ai do t’iu lejohet subjekteve që janë të regjistruar në Regjistrin e Kultivuesve të kanabisit industrial, i cili krijohet dhe administrohet në ministrinë përgjegjëse për bujqësinë. Leja jepet për një afat 5 vjeçar me të drejtë rinovimi, për sipërfaqe jo më të vogël se 1 hektar. Licenca lejon prodhimin deri në 4 njësi prodhimi kufitare. Për njësitë jokufitare, nevojitet pajisja me licencë ose leje të re.

Lexo: Agjencitë qeveritare amerikane goditen nga një sulm kibernetik global

Aplikimet për licenca kultivimi mund të kryhen duke nisur nga 1 janari 2023. Subjekti i pajisur me leje kultivimi lejohet të mbjellë vetëm fara dhe fidanë të regjistruar në institucionin përgjegjës për regjistrimin e farave dhe fidanëve. Subjekti duhet të njoftojë Agjencinë dhe ministrinë përgjegjëse për bujqësinë jo më pak se 10 ditë para korrjes së bimës.

Fermeri do të mbajë regjistër të dhënave sipas formatit të miratuar dhe që duhet të përmbajë të dhënat që përmban mbi farat dhe fidanët që mbillen, sasinë e prodhuar, bimët e asgjësuara, blerësin e lëndës së parë, produktet plehëruese të përdorura, analiza vjetore të bonitetit të tokës dhe elementë të tjerë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0