Lajmi konfirmohet nga mediat italiane. Për vite me rradhë shoqëritë italiane kanë transferuar aktivitetin e tyre call center në shtete jashtë BE për të fituar nga krahu i punës dhe taksat e pakta që paguhen në këto shtete.
Pikërisht në këto shtete bën pjesë edhe Shqipëria, ku sektori i Call Center ka punësuar mijëra të rinj dhe pjesa më e madhe e degëve u përkasin shoqërive italiane.
Por zhvendosja jashtë Italisë e call center ka bërë që shumë italianë të humbin vendin e punës dhe këtë qeveria italiane e ka injoruar për shumë kohë. Por pas shumë diskutimesh në 23 nëntor në parlamentin e shtetit fqinj u vendos që shoqëritë italiane e kanë të ndaluar të transferojnë aktivitetin e Call Center, qoftë inbound apo outbound jashtë kufijve të vendeve anëtare të BE. Përndryshe shoqëritë do të paguajnë gjoba të larta.
Neni 35a parashikon se “kur një tregtar vendos për lokalizimin, duke përfshirë caktimin ndaj palëve të treta, aktivitetet e Call Center jashtë territorit kombëtar në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Europian, duhet të njoftojë së paku tridhjetë ditë para transferimit në Ministrinë e Punës, duke treguar numrat e telefonit në dispozicion të publikut dhe të sigurohen mbrojtja e të dhënave personale.”
Për më tepër, kur një qytetar telefonohet nga Call Center duhet të njoftohet paraprakisht për vendin në të cilin operatori po telefonon dhe në qoftë se vendndodhja e operatorit në një vend nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.