Miratimi i ligjit për kriptomonedhat, FMN vlerëson Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare - Business Magazine Albania

Miratimi i ligjit për kriptomonedhat, FMN vlerëson Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore janë duke zhvilluar takimet e Pranverës në Washington, nga datat 18-24 Prill. Në këto mbledhje marrin pjesë çdo vit, Ministrat e Financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, përfshirë perspektivën ekonomike botërore, zhdukjen e varfërisë, zhvillimin ekonomik dhe efektivitetin e asistencës së ofruar.

Në sesionin me titull “Paraja Digjitale – Zhvillimi i Kapaciteteve për Ndërtimin e një Cikli Virtuoz”, ekspertët e FMN-së u ndalën tek rasti i Shqipërisë, si një nga vendet që ka miratuar një kuadër ligjor për asetet virtuale dhe ka qenë përfitues i asistencës teknike të FMN-së në këtë fushë. Ata vlerësuan qasjen rregullatore dhe përgatitjen e stafit të AMF-së përgjatë kohëzgjatjes së projektit të asistencës.

“Vitin e kaluar kemi ndërmarrë një mision të asistencës teknike për zhvillimin e kapaciteteve në Shqipëri me fokus zbatimin efektiv të kuadrit ligjor në lidhje me kripto-asetet. Rrjedhimisht, kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, si përfitues kryesor, i cili duhet thënë se ka një staf të mirëpërgatitur. Ekspertiza e FMN-së u fokusua në sfidat kryesore potenciale dhe implikimet në praktikë që mund të sjellë zbatimi i Ligjit 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, me fokus të veçantë procesin e licencimit dhe disa aspekte të mbikëqyrjes financiare.”

Në përfundim, misioni i ekspertëve të FMN-së vërejti se aktivitetet e lidhura me kripto-asetet në Shqipëri janë relativisht të ulëta në dukje, ndërkohë që miratimi i një kuadri ligjor mund të ndihmojë në legjitimimin e këtyre veprimtarive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0