Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab! - Business Magazine Albania

Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab!

Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab!

Thinking Machines Lab, një startup i inteligjencës artificiale i themeluar nga ish-Drejtoresha e Teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka rekrutuar rreth 30 studiues dhe inxhinierë të njohur nga konkurrentë si OpenAI, Meta dhe Mistral.

Ekipi – rreth dy të tretat e të cilit përbëhet nga ish-punonjës të OpenAI – përfshin Barret Zoph, një studiues të njohur që u largua nga kompania krijuese e ChatGPT në të njëjtën ditë me Murati, në fund të shtatorit. Zoph do të shërbejë si Drejtor i Teknologjisë në startup-in e ri. Bashkëthemeluesi i OpenAI, John Schulman, do të jetë shkencëtari kryesor i startup-it. Schulman u largua nga OpenAI për t’iu bashkuar rivalit Anthropic në gusht, duke deklaruar se donte të “përqendrohej në përafrimin e AI-së”. Përafrimi i AI-së i referohet procesit të kodifikimit të vlerave njerëzore në modelet e inteligjencës artificiale për t’i bërë ato më të sigurta dhe më të besueshme – një fokus kyç për startup-in e Muratit. Murati është një nga një listë në rritje e ish-drejtuesve të OpenAI, të cilët kanë nisur startup-e si Anthropic dhe Safe Superintelligence. Ajo po kërkon të mbledhë fonde nga kapitalistët e sipërmarrjes për startup-in e saj të ri të inteligjencës artificiale, kishte raportuar Reuters në tetor.

Lexo edhe: Yjet e teknologjisë dhe inovacionit. Hakathoni i superideve kreative

“Ndërsa sistemet aktuale shkëlqejnë në programim dhe matematikë, ne po ndërtojmë AI që mund të përshtatet me gjithë spektrin e ekspertizës njerëzore dhe të mundësojë një gamë më të gjerë aplikimesh,” tha startup-i. Kompania planifikon të lejojë kërkime të jashtme mbi përafrimin e AI-së duke ndarë kodin, dataset-et dhe specifikimet e modeleve, u tha më tej. Pasi Murati iu bashkua OpenAI në qershor 2018, ajo shpesh u shfaq përkrah CEO-së Sam Altman si fytyra publike e kompanisë krijuese të ChatGPT.

Dorëheqja e saj e papritur shënoi një tjetër largim të profilit të lartë nga kompania, ndërsa ajo po kalon ndryshime të mëdha në strukturën e saj drejtuese. Para se të punonte në OpenAI, Murati kishte punuar në startup-in e realitetit të shtuar Leap Motion dhe në Tesla.

FAST COMPANY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0