Prindërit e nxënësve në shkollat publike detyruan ministrinë e arsimit që të tërhiqet nga rregulli që mësimi të bëhet me orë të shkurtuara dhe me turne.
Ministrja Kushi njoftoi se duke filluar nga dita e nesërme në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim nomal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.
Masat kufizuese u vendosën për mbrojtjen nga Covid-19, por mësimi me orët e shkurtuara dhe me turne krijoi shumë vështirësi për prindërit. Në disa shkolla mësimi po bëhej me 4 turne dhe përfundonte në orën 19.10 minuta të mbrëmjes.
Gjithashtu ministrja në njoftimin zyrtar theksoi se: “Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit, mbajtja e maskave, dezinfektimi i mjediseve, ruajtja e higjienës në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto