Ministrja Ekonomia: Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për integrimin në BE - Business Magazine Albania

Ministrja Ekonomia: Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për integrimin në BE


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi në fjalën e mbajtur të shtunën në hapje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, deklaroi se bashkëpunimi rajonal është mjaft i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas Ekonomit, në 5 vitet e fundit Shqipëria shfaqet ndër vendet me fluksin më të lartë të investimeve të huaja në rajon.

”Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të rajonit nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim, pasi vetëm me përpjekjen e përbashkët rajoni do të mund të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Sektori elektro-energjetik është një ndër sektorët, që do të bënte që bashkëpunimi rajonal të ishte i suksesshëm.

Shqipëria mbetet e hapur për të bashkëpunuar me vendet e rajonit. Shqipëria po kalon transformim të rëndësishëm, ku rritja ekonomike po merr hov, ndaj dhe qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë të gjitha masat dhe reformat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Gjendja ekonomike në vend është e stabilizuar. Në 5 vitet e fundit Shqipëria shfaqet ndër vendet me fluksin më të lartë të investimeve të huaja në rajon”, informoi ministrja Ekonomi.

 

/Gazeta Shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0