Fiskalizimi ka ndikuar në rritje e të ardhurave tatimore. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, gjatë një konference për shtyp ka vlerësuar zhvillimet kryesore të ekonomisë.
Sipas Ibrahimajt, falë reformave dhe fiskalizimit, të ardhurat nga Tatimit mbi Vlerën e Shtuar u rritën 24% në krahasim me 2020 dhe 22% ndaj 2019.
Krahas të ardhurave, edhe shpenzimet janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar.
Sipas saj, “Respektivisht të ardhurat në vitin 2021 janë rritur me 20% në raport me vitin 2020 dhe 11% në raport me 2019. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i ecurisë së mirë ekonomike, por edhe si rezultat i miradministrimit fiskal. Shpenzimet u rritën 21% në 2021 ndaj 2020 dhe 11.2% ndaj 2019”.
Mes të ardhurave, përformancë me të mirë e kanë pasur të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e shtuar, (+24%) ndaj 2020 dhe (+22%) ndaj 2019. Kjo nënkupton se se konsumi është duke u rritur dukshëm me nivelet e para krizës.
Lexo: Shqetësimet e biznesit. Ministria e Financave angazhohet të përmirësojë klimën e investimeve
Të ardhurat nga fondet speciale në 2021, janë rritur gati 14% ndaj 2020 dhe gati 13% në krahasim me 2019. Kjo nënkupton rritjen e vazhdueshme të punësimit.
Rrija e vjetore e shpenzimeve kapitale ishte mbi 31% në 2021 dhe gati 16% ndaj dy viteve më parë.
Sipas minstres Ibrahimaj, fiskalizimi ka dhënë efektin kryesor në janar, kur të ardhurat u rritën gati 39%, falë fiskalizimit. “Arsyet e rritjes janë të shumta, por unë dua të theksojë reformat e qeverisë, dhe dua të ndalem në reformën e fiskalizimit, sipas të dhënave më të fundit 89.4% e biznesit të madh ka filluar procesin e fiskalizimit, po ashtu edhe 87% e biznesit të vogël. Bizneset që kanë përfunduar procesin e fiskalizimit dhe janë të afta të lëshojnë faturë janë 72 mijë e 309. Gjatë këtij viti janë lëshuar gjithsej 198 milionë fatura”.
Gjatë kësaj dalje publike, ministrja ritheksoi planin e kontrolleve në kompani lidhur me deklarimin e pagave. “Në fund të këtij muaji nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave. Kontrollet do të realizohen nga inspektorati i punës për të evidentuar shkeljet e mundshme. Synimi ynë nuk është penalizmi i bizneseve, por sensibilizimi për të bërë vetë deklarimet. Instancat shtetërore do të kryejnë detyrën dhe në rastin kur nuk do të ketë vetë deklarime do të merren masat”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.