Ministrja Bilali në Tirana – Tel Aviv tech week - Business Magazine Albania

Ministrja Bilali në Tirana – Tel Aviv tech week

Këto ditë po zhvillohet në Tiranë konferenca e teknologjisë së lartë në Tiranë në datat 20-22 Mars. Konferenca ka tërhequr pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Ngjarja synon të nxisë bashkëpunimin teknologjik midis Izraelit, Shqipërisë dhe Evropës, duke bashkuar profesionistë të biznesit nga këto rajone, duke lehtësuar mundësitë e rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive.

Ministrja e Mbështetjes për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ishte pjesë e këtij eventi.  “TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK” u organizua në Shqipëri nga Bashkia Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Izraeli.

Znj.Bilali, ka theksuar në mediat sociale se, “gjatë fjalës sime në plenaren “Shqipëria një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin”, përçova rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në ekosistemin shqiptar të startup-eve dhe nomadëve, që lidhet ngushtësisht me teknologjinë dhe botën digjitale”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Lexo: Kompania izraelite hap filialin në Shqipëri. Gold n’Links do t’u ofrojë kompanive shërbimet më të specializuara në IT

Ajo zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me z. Nimrod Yaron, nga kompania Nimrod Yaron & Co., një nga sipërmarrjet kryesore të Izraelit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0