Ministria e Sipërmarrjes hap thirrjen e aplikimeve për startup-et - Business Magazine Albania

Ministria e Sipërmarrjes hap thirrjen e aplikimeve për startup-et

startup

Në një takim me përfaqësues të ekosistemit të startupeve dhe sipërmarrës të rinj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka lancuar programin e mbështetjes së startup-eve për 2024.

Ministrja theksoi se, përmes thirrjes që do të jetë e hapur për 30 ditë, duke nisur nga 16 shkurt do të mbështeten startup-et në tre faza të tyre. Thirrja e parë do të hapet me 16 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë.

 

Programi pritet të mbështesë 50-80 projekte, me një fond total  prej 300 milionë lekë.

 

 

Nëse ke një ide inovatore dhe financimi do ndihmonte për ta bërë realitet, kjo thirrje është për ty!  Për fazën e parë të thirrjes “Pionerë” mund të aplikojë çdo i ri, student, nomad dixhital që ka një ide dhe që i duhet financim për ta vënë në jetë. Për aplikim në këtë fazë nuk është e nevojshme që të jeni të regjistruar si biznes dhe vlera maksimale që do të përfitoni arrin në 1,5 milion Lekë.

Në fazën e dytë që i dedikohet “Guximtarëve”, do të financohen deri në 4.5 milionë Lekë kompanitë e regjistruara në regjistrin tregtar në Shqipëri, të cilat tregojnë një prototip, bazë klientësh, aktivitet ekonomik dhe potencial zhvillimi produkti apo shërbimi.

Je një sipërmarrës “Vlerëkrijues” me një produkt ose shërbim funksional dhe një aktivitet ekonomik të ngritur? Kjo është mundësia e duhur jo vetëm për të rritur linjën e prodhimit, por edhe për ta ndërkombëtarizuar atë. Në fazën e tretë të shpalljes për Grant 2024 do të financohen deri në 9 mln lekë sipërmarrjet e regjistruara në regjistrin tregtar në Shqipëri, të cilat tregojnë nje shërbim/produkt funksional, bazë klientësh, aktivitet ekonomik të vërtetuar me potencial rritje të shpejtë brënda dhe jashtë vendit

 

 

Formulari i Aplikimit GRANT2024

Formulari i Buxhetit Thirrja GRANT2024

Lista e Dokumentave GRANT2024

Rregullore e Thirrjes Grant2024

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0