Ministria e Jashtme: Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë dhe Arabi Saudite

Ministria e Jashtme: Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë dhe Arabi Saudite


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet spanjolle, informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se pezullohen të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.

Lexo: COVID-19, Humb jetën 43-vjeçari, shkon në 5 numri i viktimave

Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu nuk do të ketë sanksione për tejkalimin e afateve të qëndrimit.

Në ​kuadër të masave parandaluese të ndërmarra nga Mbretëria e Arabisë Saudite për pengimin e përhapjes së Covid-19, autoritetet saudite njoftojnë se çdo person që vjen ​nga jashtë për të ​hyrë në ​territorin e Mbretërisë, ​do t’i nënshtrohet masave mbrojtjese që ka vendosur Mbretëria për të parandaluar përhapjen e virusit, procedurë kjo që ​parashikon edhe izolimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0