Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi Covid-19 nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë.
Lexo: Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë. Zero të infektuar në Wuhan të Kinës
Këta persona duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen, për të aplikuar për zgjatjen e afatit të qëndrimit.
Ministria e Jashtme ka arritur marrëveshje me shumë vende të Europës për shtyrjen e udhëtimeve. Shumica e shteteve në Europë i kanë mbyllur kufijtë për të shmangur përhapjen e Covid-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto