Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë. Zero të infektuar në Wuhan të Kinës

Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë. Zero të infektuar në Wuhan të Kinës


Më shumë se 10 mijë njerëz kanë vdekur pasi infektimit me Koronavirus. Këto janë të dhëna nga bilanci i Universitetit “John Hopking”, i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, ndërsa numri total i të infektuarve në gjithë botën është rreth 250 mijë. Kjo e dhënë vjen gati tre muaj pasi virusi u identifikua për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, shkruan CNN.

Lexo: Ministrja e Arsimit: Provimet kombëtare do të mbahen. Udhëzuesi për vlerësimin del së shpejti

Që atëherë, virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës. Situata në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Numri i vdekjeve në Itali tejkaloi atë të Kinës dhe sipas Johns Hopkins, vendi tani ka regjistruar më shumë se 41,000 raste të prekur.

Numri i të prekurve në SHBA tejkaloi 10 mijë të enjten, nga më pak se 100 në fillim të muajit. Mund të ketë edhe më shumë, pasi jo të gjithë pacientët mund të testohen, sepse SHBA-të aktualisht po përballen me një mungesë të rëndë të pajisjeve të testimit.

Lexo: COVID-19, Shkon në 70 numri i të prekurve në Shqipëri

Megjithatë ka një dritë në fund të tunelit: Autoritetet në territorin e Kinës kanë bërë përparim të dukshëm në ndalimin e përhapjes së virusit brenda vendit. Asnjë infeksion të ri lokal nuk është raportuar për dy ditë me radhë dhe 71.150 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë.

Burimi: CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0