Ministria e Financave apel tatimpaguesve të bëhen pjesë e procesit të Fiskalizimit - Business Magazine Albania

Ministria e Financave apel tatimpaguesve të bëhen pjesë e procesit të Fiskalizimit

Fiskalizimit

Nga data 1 Shtator 2021 nisi faza e tretë e Fiskalizimit, bazuar në ligjin Nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar, ku transaksionet me para në dorë biznes-konsumator duhet të jenë të fiskalizuara.

Administrata Tatimore Shqiptare ka ngritur grupe punonjësish, të cilët do të vizitojnë subjektet në mjediset ku ushtrojnë aktivitetin, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme informimin dhe asistencën ndaj tatimpaguesit për Fiskalizimin.

Tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre përmes përdorimit të platformës Self-Care ose implementimit të një zgjidhje software-ike. Subjektet që lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e Fiskalizimit duke përdorur portalin Self-Care pa pagese, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.
  2. Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtësuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
  3. Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
  4. Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Për ta lehtësuar procesin e lëshimin e faturës elektronike nga tatimpaguesit, Administrata Tatimore ka përditësuar portalin Self-Care duke paraqitur një version më të thjeshtësuar dhe kuptueshëm për përdoruesit.

Kur një nga kriteret e mësipërme nuk përmbushet më prej tatimpaguesit, ata duhet të zbatojë procedurën e Fiskalizimit me anë të zgjidhjeve software-ike të certifikuar, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligj.

Deri më tani nga AKSHI dhe DPT janë certifikuar 33 kompani, të cilat mund t’i shikoni në këtë link; https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1652/njoftim-per-pajisjet-fiskale-aktuale-te-certifikuara

Tatimpaguesit kanë mundësinë të bëjnë përshtatjen e pajisjeve fiskale ekzistuese në përputhje me ligjin e Fiskalizimit, edhe nëpërmjet një numri të konsiderueshëm të kasave aktuale, të cilat suportojnë këtë reformë, përmes implementimit të një softi të ndërmjetëm.

Në link-un e mëposhtëm mund të bëhen verifikimet përkatëse me listën e pajisjeve aktuale fiskale të certifikuara; https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1652/njoftim-per-pajisjet-fiskale-aktuale-te-certifikuara

Lexoni: Fiskalizimi – Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale

Më 1 Janar 2021 filloi lëshimi i faturave elektronike kundrejt enteve publike në përmbushje të detyrimit ligjor që rrjedh nga Ligji i Fiskalizimit, por edhe kundrejt subjekteve private, pavarësisht se Ligji parashikonte periudhë tranzitore.

Më 1 Korrik 2021 hyri në fuqi fiskalizimi i të gjitha transaksioneve pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve, pra biznes me biznes.

Në këto 8 muaj të parë të nisjes së kësaj reforme janë fiskalizuar 23.345 tatimpagues, teksa janë lëshuar 21.946.945 fatura në total, prej të cilave 20,641,767 janë fatura me para në dorë dhe 1,305,178 fatura pa para në dorë.

Përsa i përket certifikatës elektronike janë në total 64.536 aplikime, nga të cilat janë lëshuar 53.492 dhe 11.044 janë në trajnim. Certifikata Elektronike është një nga elementet e nevojshëm për të kryer procesin e Fiskalizimit. Për t’u pajisur me të, tatimpaguesit duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për Certifikatën Elektronike”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe administrata Tatimore do të vazhdojnë të kenë një qasje sensibilizuese dhe këshilluese, për të gjitha subjektet gjatë gjithë vitit 2021 përsa i përket këtij procesi.

Për më shumë informacion, tatimpaguesit mund t’i referohen faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi , si dhe platformës Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al , shërbimin për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku subjekti është i regjistruar,  dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0