Ministri Shala i bën ofertë kompanisë Wolkswagen » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 12/04/2019

Ministri Shala i bën ofertë kompanisë Wolkswagen

Share
nga Eridon Elshani
Pri 12, 2019
-Studies Philosophy at University of Prishtina -Content Editor at Business Magazine
lexo me teper >

Wolkswagen është njëra ndër kompanitë më të suksesshme në industrinë e automobilave.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka konfirmuar se i ka dërguar një letër-ofertë kompanisë Wolkswagen.

“Më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i kam dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Volkswagen. Në letrën time e kam njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie, z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Kosova për investime. Për më tepër, në letrën time kam njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për Volkswagen dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë. Ditëve në vijim, planifikoj t’u dërgoj oferta të ngjashme edhe kompanive të tjera E.SH”.