Ministri i Financave nenshkruan me Banken Boterore projektin e Permiresimit te Sistemit Shendetesor - Business Magazine Albania

Ministri i Financave nenshkruan me Banken Boterore projektin e Permiresimit te Sistemit Shendetesor


Ministri i Financave, z. Shkelqim Cani ka nenshkruar sot nje Marreveshjen e huase me Banken Boterore. Marreveshja siguron financimin e nevojshem per Projektin e Permiresimit te Sistemit Shendetesor ne Shqiperi, nepermjet nje huaje ne shumen 32.1 milion euro.
Projekti do te bashkefinancohet gjithashtu nga Qeveria Shqiptare ne vleren 4 milione euro, shume e cila do te sherbeje per financimin, ne masen 37%, te punimeve te rehabilitimit fizik dhe permiresimit te infrastruktures spitalore, si dhe kontributin ne pagesat e detyrimeve tatimore te lidhura me Projektin.
Projekti i Permiresimit te Sistemit Shendetesor kontribuon ne: (i) forcimin e administrimit dhe qeverisjes ne spitalet publike; (ii) permiresimin e menyres se financimit shendetesor; (iii) zbatimin e sistemeve te informacionit per te permiresuar efikasitetin dhe cilesine e kujdesit shendetesor ne Shqiperi
Nepermjet kesaj huaje dhe kostove lokale te financuara nga Qeveria Shqiptare do te punohet per reformimin e sektorit spitalor, duke krijuar nje kornize te shendoshe ligjore dhe manaxheriale per ofrimin e sherbimeve efikase; forcimin e menaxhimit te performances dhe planifikimit, tejkalimin e kufizimeve operacionale ne ofrimin e sherbimeve, si dhe forcimin e sistemit te referimit;
Projekti ka gjithashtu synimin e permiresimit te monitorimit dhe menaxhimit te cilesise se sherbimit duke ngritur nje sistem gjitheperfshires te menaxhimit te informacionit shendetesor (HMIS), dhe nje sistem per menaxhimin e pajisjeve mjekesore dhe mirembajtjen e tyre;
Permiresimi i Sistemit Shendetesor mbeshtet iniciativat per te reformuar financimin shendetesor ne pergjithesi, per te permiresuar sistemin e blerjes dhe shperndarjes se produkteve farmaceutike dhe perdorimit te pajisjeve mjekesore, si dhe per te vleresuar mundesite e zgjerimit te mbulimit shendetesor universal duke perdorur kalimin ne nje regjim te taksimit te pergjithshem.
Marreveshja e Huase mes Qeverise Shqiptare dhe Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (BB) eshte nenshkruar, per palen shqiptare nga Ministri i Financave, z. Shkelqim Cani dhe per Banken Boterore, nga znj. Tahseen Sayed, Perfaqesuese e Perhershme e Bankes Boterore per Shqiperine
Ne nenshkrimin e marreveshjes se huase merr pjese edhe Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv i Zyres per Shqiperine, Greqine, Italine, Malten, Portugaline, San Marinon dhe Timorin Lindor ne Bordin e Drejtoreve te Grupit te Bankes Boterore (IBRD, IFC, IDA, MIGA).

Huaja e akorduar nga Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (BB), ka termat e meposhtem:

Shuma 32,100,000 Euro
Tarifa Front-end 0.25 % e shumes se huase
Tarifa e Angazhimit 0.25% ne vit mbi balancen e paterhequr te huase
Maturimi 22.5 vjet, nga te cilat 7 vjet pa pagese principali
Interesi Norma Reference (EURIBOR 6-mujor) plus Marzhin e Pandryshueshem (1%)

Projekti do te zbatohet nga Ministria e Shendetesise dhe parashikohet te perfundoje ne 28 Shkurt 2021.

Sakaq, eshte hera e pare qe buxheti i shendetesise ne Shqiperi per vitin 2015 e kalon nivelin e 400 milione dollareve (amerikane). Ne krahasim me vitin 2014, rritja nominale e buxhetit te shendetesise eshte 2,3 miliarde leke, duke perfshire transferten nga buxheti i shtetit, si dhe kontributet e sigurimeve shendetesore, qe rritet ne krahasim me vitin 2014 me 6%.

Buxheti i Shendetesise per vitin 2015 eshte sa 2.8% e PBB-se. Viti 2015 eshte viti i zbatimit te plote 365 dite te Programit te Kontrollit Shendetesor Baze Pa Pagese, per shqiptaret rezidente te grupmoshes 40-65 vjeç.

Nderkohe, ne investimet kapitale, perfshihen fillimi i levrimit te kredise se mesiperm te Bankes Boterore per mbeshtetje ne sektorin e shendetesise, fillimi i levrimit te kredise prej rreth 17 milione euro e Bankes se Keshillit te Europes per sherbimin e kirurgjise se pergjithshme dhe spitalin e semundjeve te brendshme ne QSUT; 5 milione euro te kredise se Qeverise Italiane per Spitalin Universitar te Traumes per pajisje te reja mjekesore; 14 milione euro te kredise se Qeverise Austriake per shendetesine elektronike (e-Health); si dhe, 2 milione euro te kredise se Qeverise Austriake per fuqizimin e programit kombetar te radioterapise.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0