Ministri i Ekonomisë Ahmetaj, rriten taksat për makinat e luksit

Ministri i Ekonomisë Ahmetaj, rriten taksat për makinat e luksit


Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, paralajmëroi rritjen e taksave për makinat e luksit.

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ministri theksoi se nëse dikush ka një makinë luksi, atëherë duhet të paguajë 500 euro më shumë në vit.

“Ka një taksë që do të rritet, taksa e makinës së luksit. Po ke makinë luksi do të paguash. Në definicion, tani po mendojmë që do të ketë të bëjë me vlerën e makinës, fuqinë motorrike dhe vitin e prodhimit. Ajo do të tatohet me 500 euro më shumë në vit”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri foli edhe për ecurinë e ekonomisë shqiptare, investimet, aksionet dhe taksat e biznesit. Ai ka bërë të ditur se Buxheti për vitin 2016 është miratuar nga qeveria dhe sot ka shkuar për diskutim në Kuvend.

Ekonomia shqiptare ka arritur të prodhojë sipas ministrit, rreth 167 mijë vende të reja pune nga viti 2013 e deri tani. Përveç kësaj, Ahmetaj ka thënë se borxhi publik për këtë vit dhe vitin tjetër do të ulet.

/Shekulli/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0