Ministri Dervishaj takon drejtorin e bankës gjermane KFW dhe diskutuan mbi ndërtimin e landfillit në Vlorë - Business Magazine Albania

Ministri Dervishaj takon drejtorin e bankës gjermane KFW dhe diskutuan mbi ndërtimin e landfillit në Vlorë


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me Kirk Mildner, Drejtor në bankën gjermane “KFW” për Transportin dhe Infrastrukturën e Bashkive për Europën Juglindore dhe Turqinë.

Gjatë takimi u fol për marrëveshjet mes Qeverisë Shqiptare dhe bankës gjermane KFW, për landfillin e ri që do të ndërtohet në Vlorë në vitin 2017.

Ministri Dervishaj falenderoi “KFW” për angazhimin konkret që po jep prej vitesh në vendin tonë, duke financuar ndërtimin e shumë veprave.

Ministri Dervishaj tha se ky landfill i ri, do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në bashkinë e Vlorës dhe atë të Selenicës, duke i dhënë zonës një ndihmesë të madhe veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Dervishaj, tha se ky impiant do të ketë teknologji moderne, pasi parashikon ndarjen e mbetjeve të riciklueshme, redukton çlirimin e gazrave dhe ka një kapacitet të lartë për përpunimin e mbetjeve të riciklueshme dhe të kompostuara, deri në 350 mijë tonë.

Drejtori i KFW Kirk Mildner tha se 3 marrëveshjet, parashikojnë ndërtimin e një landfilli të ri, si dhe mbylljen e landfillit ekzistues në Vlorë.

Marrëveshjet parashikojnë një pjesë të financimit me grant dhe një pjesë me kredi të butë. Zoti Mildner theksoi se “KFW” do të vijojë me mbështetjen e sektorit të Ujësjellësit të Kanalizimeve, në kuadër edhe të reformës së Ujit, të ndërmarrë nga Ministria e Transportit.

Gjatë takimit Ministri Dervishaj dhe drejtori Mildner, theksuan se për zbatimin me sukses të reformës së Ujit, duhet që ujësjellësat t’i kushtojnë më shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve menaxheriale dhe operatore.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0