Mine.al, platforma e parë shqiptare për menaxhimin e monedhave virtuale

Mine.al, platforma e parë shqiptare për menaxhimin e monedhave virtuale


Blockchain është një risi teknologjike, nga shumë ende e paqartë e nga të tjerë e kritikuar. Sipërmarrës të suksesshëm si Bill Gates, Warren Buffett, Elon Musk e quajnë një fluskë iluzioni që shumë shpejt do të plasë. Megjithatë, tregu i kriptomonedhave është një treg në rritje për të gjithë ata që e besojnë dhe investojnë në të çdo ditë.

Vende si Kanada, Singapor, Japoni, Rusi, etj,. po i përdorin monedhat dixhitale për pagesa, shërbime apo shlyerjen e taksave. Shumë platforma online po lehtësojnë menaxhimin e minierave virtuale që prodhojnë Bitcoin, Ethereum, Litecoin, etj.

Një platformë të tillë e gjejmë edhe në Shqipëri, me emrin Mine.al. E ndërtuar nga dy të rinj të apasionuar pas teknologjisë, Dorian Kane dhe Kadri Manaj, Mine.al i vjen në ndihmë të gjithë komunitetit që prodhon monedha virtuale (Mining). Ajo u krijua nga nevoja për të monitoruar dhe menaxhuar pajisjet që ata krijonin.

“Teknologjia BlockChain është më perfektja për kohën, sepse është e pa manipulueshme dhe më e avancuar se sistemet e bankave që ne kemi sot”, shprehet Dario Kane, bashkëthemelues dhe programues i platformës në web dhe MineOS.

Për ta, teknologjia Blockchain është “e ardhmja” dhe për këtë arsye, po mësojnë e punojnë në mënyrë të tillë që e ardhmja mos t’i gjejë të papërgatitur.

“Besimi ynë në këtë fushë është krijuar nga vetë fakti që ky sistem është i dencentralizuar”, shton Kadri Manaj, bashkëthemelues i Mine.al, “Midis dërguesit dhe marrësit nuk përfshihen palë të treta, si banka apo autoritetet që mbajnë tarifa apo krijojnë vonesa, ashtu siç na ndodh të gjithëve kur bëjmë një pagesë me bankë”.

Platforma shqiptare i shërben tregut duke i rritur përfitimet sepse mban në nivel optimal 24 orë në ditë të gjitha minierat virtuale.

Mine.al nuk është vetëm një koncept.  Website-i sot u shërben mbi 600 personave që kanë lidhur minerat e tyre virtuale me këtë platformë dhe 1200 klientëve nga e gjithë bota ku 40% e tyre janë shqiptarë.

Gjithashtu, ky projekt startup është shpallur fitues i vendit të dytë në konkursin SuperGeneration nga Albtelecom. Djemtë u shpërblyen me 1000 euro, vlerë kjo që do t’i ndihmojë të ndërtojnë aplikacionin Mine.al për Android dhe iOS.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0