Microsoft po negocion për të blerë aplikacionin Tik Tok

Microsoft po negocion për të blerë aplikacionin Tik Tok

Tik Tok

Kompania amerikane “Microsoft” është duke diskutuar blerjen e aplikacionit “TikTok”. Lajmi është raportuar nga New York Times, të cilët citojnë një burim anonim nga brenda kompanisë.

Lajmet për blerjen e mundshme të TikTok nga Microsoft janë raportuar më herët nga FOX Business. TikTok zotërohet aktualisht nga “Bytedance”, një kompani kineze me qendër në Pekin.

Debatet e fundit midis SHBA-së dhe Kinës kanë bërë që edhe TikTok të futet në qendër të debateve të ndryshme politike. Presidenti Trump deklaroi vetëm pak ditë më parë se TikTok mund të ndalohej në SHBA, pasi kishte shqetësime se kompania po u vidhte amerikanëve të dhëna personale.

Lexoni: Apple tejkalon Saudi Aramco-n, bëhet kompania më me vlerë në botë

Trump u akuzua se i bëri këto kërcënime për shkak të disa përdoruesve të rinj amerikanë, të cilët nëpërmjet TikTok përhapën idenë për të blerë bileta te një miting i Trump, dhe pastaj të mos shkonin, që të dukej bosh.

Tiktok, që ka rreth 80 milionë përdorues të rregullt në SHBA, i mohoi menjëherë akuzat dhe ka thënë se nuk i mban fare të dhënat e saj në Kinë, por në SHBA, me një server rezervë në Singapor.

Në fakt, aplikacioni që Tik Tok përdor në Kinë është plotësisht i ndarë nga ai ndërkombëtar, madje quhet Douyin. Pas kësaj, Tik Tok bëri një deklaratë ku premtonte rishikim të algoritmeve për të garantuar një nivel të ri transparence.

Veç kësaj, duke parë ngjarjet e fundit me Huawei-n, gjigandin kinez të komunikimit që po ndalohet në disa tregje perëndimore, Tik Tok bëri një lëshim të madh dhe pranoi që të shiste shumicën e aksioneve në SHBA e pronarët kinezë të ishin në pakicë, por kjo u refuzua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se do të bëjë kërkesë që TikTok të bllokohet në Amerikë. Edhe pse në Tiktok ka përdorues republikanë nga SHBA-të, statistikat tregojnë se republikanët janë më shumë persona në moshë të madhe. Pjesa dërrmuese e përdoruesve në TikTok janë nën 20 vjeç, të cilët përputhen me profilin e liberalëve.

Sjellja e Trump ngre dyshime edhe për mundësinë e blerjes së TikTok nga SHBA. Aplikacioni kinez ka pasur një rritje të madhe kohët e fundit, sidomos mes të rinjve.

New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0