Apple tejkalon Saudi Aramco-n, bëhet kompania më me vlerë në botë - Business Magazine Albania

Apple tejkalon Saudi Aramco-n, bëhet kompania më me vlerë në botë

Apple kapërceu gjigantin e naftës saudite Aramco, dhe u bë kompania me vlerën më të lartë të tregut në botë. Pas njoftimit të fitimeve tremujore, aksionet e Apple u rritën 10.47 përqind, duke e çuar vlerën e tregut të kompanisë në 1.84 trilion dollarë.

Saudi Aramco, e cila ka qenë kompania më e vlefshme që nga dalja në publik vitin e kaluar, tani ka një vlerë prej 1.76 trilion dollarë. Fitimet e mëdha të Apple në tremujorin e tretë fiskal, të njoftuar të enjten, rritën çmimin e aksioneve.

Kompania e ka marrë veten nga rënia pandemike në Mars. Aksionet janë rritur më shumë se 44% këtë vit.  “Përkundër goditjeve nga koronavirusi, Apple ka rritur të ardhurat  me 14%, në çdo segment dhe në çdo pjesë të botës,” thotë analisti i bankave Morgan Stanley.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0