Microsoft ka patentuar një “chatbot” që do të ringjallë të vdekurit…virtualisht - Business Magazine Albania

Microsoft ka patentuar një “chatbot” që do të ringjallë të vdekurit…virtualisht

Microsoft ka marrë patentën për studimin, zhvillimin dhe ndërtimin e një teknologjie e deri të një “chatbot” që mund të marrë personalitetin, karakterin e deri edhe pamjen e një njeriu.

Sipas dokumenteve të dorëzuar në zyrën e patentave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “chatbot” në fjalë do të ndërtohet përmes informacionit që mund të mbledhë për një persona të caktuar në rrjetet sociale, përfshirë këtu imazhet, zërin, informacion mbi sjelljen, postimet dhe mesazhet.

Kjo është pjesë abstrakte e tij, ndërsa në dokumentacion nuk përjashtohet mundësia që më pas gjithë këtij informacioni t’i jepet edhe prania fizike, dy dhe tredimensionale duke shfrytëzuar fotot dhe videot e një personi.

Patenta e marrë prej Microsoft nuk thotë se ky produkt do të përdoret për të “për të sjellë në jetë digjitalisht” personat e vdekur, por mes rreshtave merret si shembull përdorimi për robotin, pra të imitojë dhe rikrijojë një person të caktuar. “Personi i caktuar mund të jetë i të shkuarës, ose të tashmes, një mik, i afërm, një i famshëm, një karakter imagjinar, figurë historike, njeri i thjeshtë etj”, lexohet mes rreshtave të patentës.

Pas përhapjes së këtij lajmi në rrjetet sociale, shumë përdorues thanë se skenarët hollivudianë, duke e lidhur direkt me episodin “Be Right Back” të serialit Black Mirror, ku një i dashuri i protagonistes ndahet nga jeta dhe një kompani arrin të riprodhojë një manekin të ngjashëm me të si fizikisht poashtu edhe në karakter. Një klon sidoqoftë i paaftë për të kopjuar gamën emocionale të dikujt.

Aplikimi për marrjen e kësaj patente është bërë që në vitin 2017 nga ana e Microsoft, por vetëm në dhjetor të vitit të kaluar është miratuar. Drejtuesi i programeve AI në Microsoft, Tim O’Brien tha se nuk ishte në dijeni të kësaj patente dhe as të ndonjë plani për të ndërtuar këtë teknologji.

YAHOO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0