Microsoft dorëzohet, shefi i Windows 10 kalon në Android

Microsoft dorëzohet, shefi i Windows 10 kalon në Android


Kur prezantoi Windows 10, Microsoft trumpetoi fort edhe versionin mobile të këtij sistemi operimi, i cili gjithsesi nuk arriti që të joshë klientët përtej kufijve të versionit paraardhës, Windows Mobile Phone.

E për këtë, duket se kompania e Bill Gates është dorëzuar dhe nuk do ta ketë më prioritet sistemin mobile të saj.

Deklarata është bërë nga vetë shefi i sektorit “Windows 10” të Microsoft, Joe Belfiore, që përmes rrjeteve sociale tha se “Zhvillimi dhe përmirësimi i versionit mobile të këtij sistemi nuk bën më pjesë tek prioritetet e kompanisë”.

“U përpoqëm shumë, por nuk arritëm të bindnim kompanitë e prodhimit të telefonave”, thotë Belfiore.

Ndryshe nga versioni paraardhës, me Windows 10 ,Microsoft u përpoq të tërheqë konsumatorët duke u lejuar instalimin e aplikacioneve universale në pajisjen e tyre, por sërish nuk ja arriti që të zgjerohet.

Pritshmëritë nuk u arritën asnjëherë dhe pesha që zënë në treg telefonat inteligjentë me sistemin e Microsoft nuk kalon 0.03 përqind.

Belfiore tha se ai vetë ka përqafuar sistemin Android, ndërkohë që u kujdes të sqarojë se kjo nuk do të thotë se Microsoft do të heqë dorë nga përditësimet bazike që kanë të bëjnë me sigurinë për telefonat me Windows 10 që ndodhen në treg tashmë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0