Microsoft DigiGirlz Albania rikthehet më 29 Mars 2019 në Tiranë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 25/03/2019

Microsoft DigiGirlz Albania rikthehet më 29 Mars 2019 në Tiranë

Share
nga Anerola Torollari
Mar 25, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Vajza nga shkolla të mesme të vendit, kryesisht maturante, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e eventit “DigiGirlz Albania” në Tiranë, më 29 Mars. DigiGirlz është një event teknologjie dedikuar vajzave, i konceptuar për të shpërbërë stereotipet gjinore lidhur me ndërtimin e një karriere të suksesshme në industrinë e High-Tech.

Nëpërmjet këtij eventi, Microsoft dhe E-mma Balkans synojnë të edukojnë dhe inspirojnë gjeneratën e ardhshme të vajzave lidere në sektorin e IT, duke i prezantuar ato me mundësi të reja, të konsiderueshme për zgjedhjen e karrierës së tyre të ardhshme.

Përveç takimit me vajza të suksesshme nga industria e IT, përfaqësuese nga Microsoft dhe E-mma, nxënëset pjesëmarrëse do të kenë mundësi të dëgjojnë fjalime inspiruese nga Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft Albania, Sokol Vladi, Drejtoresha e Përgjithshme e E-mma Balkans, znj. Dipty Chander dhe folës të tjerë të ftuar, si dhe gjithashtu të bëhen pjesë e një workshop mbi teknologjitë më të fundit inovative, duke arritur të ndërtojnë ChatBOT-in e tyre të parë, për 30 minuta.

Pse duhet të fokusohemi tek vajzat?

  • 2015 është konsideruar si viti kur bota hyri në Revolucionin e Katërt të saj, të quajtur Revolucioni Dixhital. Bota e re dixhitale do të jetë shumë ndryshe nga ajo çfarë ne shohim sot, fuqizuar nga tekonologjitë më të fundit inovatore kombinuar me krijmtarinë njerëzore.
  • Fokusi i Microsoft është krijimi i nje mjedisi të klasit botëror që tërheq dhe frymëzon vajzat që të mos jenë vetëm pjesë e së ardhmes, por të bëhen kontribuese aktive të levizjes drejt një të ardhme që është për të gjithë.
  • Kur kemi vajza të angazhuara plotësisht në fuqinë punëtore, ato sjellin ide dhe nxisin risi më të mëdha në çdo produkt dhe shërbim të ri.

Pavarësisht prioritetit të lartë të vendosur në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) dhe edukimit mbi shkencat kompjuterike anembanë globit, mbetet fakt se vetëm një pjesë e vajzave dhe grave ka gjasa të ndjekin studime dhe karrierë lidhur me këto shkenca.

Disa studime të bëra në Europë dhe SHBA, parashikojnë që profesionistët e teknologjisë, do të përjetojnë rritjen më të madhe në numrin e vendeve të punës në mes të viteve 2030.

Duke bërë bashkë mendjet dhe prespektivat e gjysmës së popullsisë në fushat STEM dhe në fushën e shkencave kompjuterike inkurajohet inovacioni dhe bëhet e mundur që të zgjidhen të gjitha sfidat sociale të sotme.

Nëse je maturante, e apasionuar pas shkencave kompjuterike dhe je në kërkim të degës tënde të studimit, bëhu pjesë e eventit DigiGirlz, dedikuar vajzave në teknologji.

Eventi do të zhvillohet paralelisht në katër universitete të ndryshme, të gjitha të lidhura virtualisht nëpërmjet Teknologjisë Microsoft LIVE. Zgjidh një prej universiteteve dhe rezervo vendin tënd.

Për t’u regjistruar dhe parë axhendën, klikoni në linkun: http://bit.ly/2FqRwy2

Numri i vendeve, në secilin prej 4 universiteteve, është i kufizuar. Regjistrimet janë të hapura deri më 27 Mars 2019.