Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka hapur më në fund llogarinë e saj zyrtare në “Snapchat”. Duke filluar nga dje, Michelle ka nisur të postojë nga Shtëpia e Bardhë eventet, fotot apo videot e saj.
Duke qenë se ajo merret prej kohësh me aktivitete sociale, sipas sekretares së medias së Michelle-it Joanna Rosholm, zonja e parë zgjodhi Snapchat-in si një mënyrë më të mirë për t’u lidhur me të rinjtë e për të diskutuar platformën e saj.
Ndjekësit e saj mund të ndjekin edhe udhëtimin e saj javën e ardhshme në Afrikë dhe Europë. Në kuadër të nismës së saj “Let Girls Learn”, Michelle do të udhëtojë në Liberi, Marok dhe Spanjë ku do të takohet me të vajza të reja për të diskutuar për edukimin.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.