Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research Institute”.
Sipas ”YouGov”, kjo është hera e parë që ish-presidenti i SHBA arrin në krye të renditjes së burrave që kur filloi sondazhi “Më të admiruarit në botë”, në 2014.
Miliarderi themelues i Microsoft, Bill Gates tani renditet si njeriu i dytë më i admiruar, pasi zuri vendin e parë vitin e kaluar, ndërsa lideri kinez dhe udhëheqësi i partisë Xi Jinping është njeriu i tretë më i admiruar, sipas rezultateve të sondazhit.
Lexoni: Marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë apo mini-Shengen?
Gruaja më e admiruar në botë mbetet Michelle Obama, me aktoren Angelina Jolie në vendin e dytë dhe mbretëreshën britanike Elizabeth II në vendin e tretë. Vitin e kaluar, prezantuesja amerikane Oprah Winfrey renditej e dyta, Angelina Jolie e treta.
”YouGov” intervistoi 45 000 persona nga 42 vende.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto