Mësimi numër një i lidershipit që mund të marrim nga presidenti ukrainas - Business Magazine Albania

Mësimi numër një i lidershipit që mund të marrim nga presidenti ukrainas

presidenti ukrainas

Profesori i shkencave Adam Grant i ka dedikuar një shkrim Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky duke treguar se çfarë mund të mësojë gjithsecili prej nesh nga aftësitë e tij të lidershipit.

Ajo çka e bën një lider të jashtëzakonshëm varet nga konteksti

“Interneti ka shpërthyer me opinione se çfarë e bën Zelenskyn një lider kaq efektiv në vendin e tij. Historia popullore nis me virtytet e brendshme: Zelensky po profilizohet për karizmën dhe guximin e tij dhe po krahasohet me George Washington. Na ana tjetër kemi historinë se si krizat frakturojnë liderët e dobët dhe “gdhendin” liderët e fortë: Zelensky po shihet si një “luan” që “ka gjetur ulërimën e tij”, shkruan Grant në blogun e tij.

Të gjitha këto lëvdata mund të jenë të merituara, por ato humbasin një pikë thelbësore. Ajo çka i bën liderët të jashtëzakonshëm nuk janë vetëm karakeristikat e tyre të brendshme, por dhe aftësia e tyre për të kuptuar dhe për të reflektuar vlerat dhe identitetin e atyre që udhëheqin.

“Psikologët kanë zbuluar se ne tërhiqemi nga liderë, të cilët përfaqësojnë grupin tonë. Njerëzit, të cilët  ngremë në pozicionet e autoritetit, nuk janë anëtarët tipikë të grupit tonë, ata janë anëtarë prototip të grupi tonë. Ata janë njerëzit që  shohim si shembujt idealë të grupit dhe të cilët veprojnë në interesat më të mira të grupit”, shpjegon Grant.

Gjithçka nis me empati dhe shërbim

Liderët nuk kthehen në ikona thjesht duke qenë versioni më i mirë i vetes. Ata gjithashtu duhet të përfaqësojnë aspiratat e atyre që drejtojnë. Kjo kërkon empati dhe përulësi.

Lexo: Ja çfarë plani ka vendi ynë nëse bllokohet importi nga Rusia dhe Ukraina i drithërave të bukës

Aftësia për të kuptuar dhe përqafuar vlerat e ekipit tënd është diçka që liderët mund ta mësojnë nga Zelensky. “Karizma tërheq vëmendje. Guximi fiton admirim. Por, përkushtimi ndaj një grupi është ajo çka inspiron besnikërinë. Ne ndjekim liderët që luftojnë për ne dhe bëjmë sakifica për liderët që na shërbejnë”, përmbyll Grant.

Të gjithë lutemi që disa prej nesh të përqafojnë kurajon fizike të Zelenskyt dhe shtetasve ukrainas. Por, gjthashtu mund të frymëzohemi nga përkushtim pa kushte i tyre ndaj njëri-tjetrit. Një pjesë e asaj që e bën Zelenskyn të jashtëzakonshëm ështe se ai e di se për çfarë kanë nevojë njerëzit e tij dhe po përpiqet tua japë, pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme ku ndodhet. Ky fokus tek të tjerët mbi frikën dhe egon është një shembull për liderët në çdo fushë.

Inc. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0