Merret vendimi: Çdo vend anëtar i BE do të rrisë pagën minimale - Business Magazine Albania

Merret vendimi: Çdo vend anëtar i BE do të rrisë pagën minimale

Vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakord për rritjen e pagës minimale në mbarë bllokun. Kompromisi, nga sa shpjegoi  kryenegociatori i Parlamentit Evropian, Dennis Radtke, përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale.

Përveç kësaj, ligji i propozuar parashikon që vendet e BE-së duhet të përcaktojnë plane veprimi për të rritur mbulimin e marrëveshjeve kolektive me 80 përqind të saj, konfirmoi politikani i CDU për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA). Jeta e miliona punëtorëve do të përmirësohet ndjeshëm, tha ai. Sipas vendimit, se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik, e kjo vlen për një periudhë katërvjeçare.

Lexo edhe: Parlamenti europian po përgatitet për masa drastike ndaj makinave me naftë dhe benzinë

Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale. Komisioni Evropian e përshëndeti marrëveshjen. Ai kishte propozuar një projektligj në tetor 2020. Me marrëveshjen e arritur tani ekzistonte sfida që traktatet e BE-së vendosin kufij tepër të ngushtë – sepse Bashkimit Europian nuk i lejohet të vendosë nivele specifike pagash, por vetëm të nxjerrë udhëzime.

Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil u shpreh i kënaqur me ujdinë, e cila sipas tij do të vendosë standarde të reja për një Europë sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0