Mercedes-Benz largohet me ne fund nga Rusia - Business Magazine Albania

Mercedes-Benz largohet me ne fund nga Rusia

Mercedes-Benz

Mercedes-Benz largohet më në fund nga tregu rus. Ai u ka shitur aksionet e filialeve të shërbimeve industriale dhe financiare investitorëve vendas, rrjetit të tregtarëve Avtodom, duke mbajtur 15% të aksioneve në kamionët Kamaz.

Prodhuesi gjerman i makinave ndaloi prodhimin dhe eksportimin në Rusi në fillim të marsit, disa ditë pasi shpërtheu lufta në Ukrainë.

Kompania ka humbur 1.1 miliardë dollarë në sipërmarrjen e saj ruse, pavarësisht se shefi financiar, Harald Wilhelm tha se humbja “nuk do të kishte një ndikim të rëndësishëm” gjatë prezantimit të fitimeve të tremujorit të tretë.

“Përfundimi i transaksionit është subjekt i miratimit nga autoriteti rregullator i tregut, si dhe i kushteve të kontraktuara”, tha Wilhelm.

Ford shiti 49 për qind të aksioneve në sipërmarrjen e tij të vitit 2011 për të prodhuar dhe shpërndarë automjete në Rusi.

Aksionet e Fordit do t’i transferohen sipërmarrjes së përbashkët me një vlerë nominale, por me paralajmërimin se Ford mund t’i rimarrë në pesë vitet e ardhshme nëse ndryshon situata.

Lexo: Bloomberg: “Evropa ka më shumë gaz seç i duhet”

Mercedes dhe Ford i bashkohen listës së gjatë të kompanive të automobilave që janë tërhequr pjesërisht ose plotësisht nga Rusia, duke përfshirë Toyota, Renault, Jaguar Land Rover, Rolls-Royce, Aston Martin dhe kompani të ushqimit të shpejtë si McDonald’s dhe Starbucks.

I njohur me klasën e mesme të konsiderueshme të Rusisë, Mercedes shiti 9,558 automjete Mercedes nga janari në shtator, 72.8% më pak nga një vit më parë, sipas Shoqatës së Bizneseve Evropiane.

Telegraf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0