Bloomberg: “Evropa ka më shumë gaz seç i duhet” - Business Magazine Albania

Bloomberg: “Evropa ka më shumë gaz seç i duhet”

naftë ruse

Pasi importet e gazit rus, në të cilat Evropa është mbështetur prej kohësh, u shkurtuan, liderët evropian nxituan të blinin gaz natyror nga e gjitha bota për të mbushur depozitat.

Tani, për shkak të një kombinimi të motit jashtëzakonisht të ngrohtë dhe lulëzimit të tregtisë, magazinat janë pothuajse plotësisht të mbushura, edhe para se shumë qytetarë të ndezin ngrohëset.

Pati gjithashtu rënie të ndjeshme në çmimet e gazit, të cilat tani janë më pak se një e treta e asaj që ishin gjatë pikut të verës. Në përgjithësi, Evropa tani ka më shumë gaz sesa mund të përdorë, shkruan Bloomberg.

Sigurisht, një periudhë e rrezikshme është akoma e mundur. Shumë varet nga moti, kurse i ftohti ekstrem mund ta shtyjë Evropën të arrijë në furnizimet e saj në një kohë të shkurtër.

Lexo edhe: Çmimet e gazit bien ndjeshëm për herë të parë pas 5 muajsh

Qeveritë gjithashtu kanë frikë nga sabotimet shtesë të termocentraleve, të cilat mund të ndikojnë në treg. Megjithatë, sidoqoftë, situata në Evropë gjatë tetorit sa i përket gazit, është shumë më e mirë nga sa mund të kishin shpresuar politikanët.

Furnizimi me gaz nga Rusia ka ardhur duke e ulur ngadalë që nga viti i kaluar. Fluksi në tubacionin kryesor të gazit Nord Stream, u pezullua për një kohë këtë verë edhe para shpërthimeve.

Kushtet e buta të motit janë ideale për momentin për kërkesë të kufizuar, por udhëheqësit evropianë shqetësohen se çmimet më të ulëta të gazit, krahasuar me çmimet e verës, mund të nxisin konsum më të lartë me uljen e temperaturave.

Evropa arriti të mbushë magazinat e saj në 93.6 për qind dhe Gjermania në 97.5. Ndërkohë që kjo ofron një lehtësim, në Gjermani ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për dy muaj kërkesë gjatë motit të ftohtë, kështu që BE-ja duhet akoma të blejë gaz.

Vendet evropiane blenë shumë gaz gjatë verës për të mbushur depot dhe për të siguruar që kërkesat e dimrit të mbulohen. Sipas objektivit fillestar, niveli i gazit në magazinë duhej të ishte 80 për qind deri më 1 nëntor, por ky objektiv u tejkalua shumë./ Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0