Merano Wine Festival,vjen në Tiranë - Business Magazine Albania

Merano Wine Festival,vjen në Tiranë

650 kantina dhe 3 mijë operatorë nga e gjithë bota

Festivali i Verës Merano,një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në Tiranë.

Ekspertë nga e gjithë bota, prodhues të verës, degustues, por edhe vizitorë të pasionuar takohen në këtë aktivitet gastronomik ndërkombëtar, për të shijuar dhe vlerësuar verërat, por edhe specialitete të tjera kryeqytetin shqiptar, do të mblidhen tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit.

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndau në rrjete sociale pamje nga video prezantuese e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Ajo njoftoi se “Merano Wine Festival”, është një prej panaireve më të rëndësishëm ndërkombëtar të verërave. Panairi ka mbi 650 kantina, rreth 7000 vizitorë dhe 3000 operatorë e distributorë nga e gjithë bota”.

Eksperienca disavjeçare e “Festivalit të Verës Merano” do të japë frytet e saj edhe në Shqipëri duke shërbyer si një katalizator për diversifikimin e kësaj industrie që po zhvillohet me trend në rritje në Shqipëri.

Ejani të trokasim gotat duke shijuar verën më të mirë që kantinat e vendit ofrojnë. Nën tingujt e muzikës dhe mes miqsh të mirë, le ta kthejmë verën në kryefjalën e kësaj dite

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0