Mënyra e re që po përdor Alibaba për të shitur makina

Mënyra e re që po përdor Alibaba për të shitur makina


Alibaba dhe e ardhmja e shitjes me pakicë

Gjigandi Alibaba ka bërë një marrëveshje me tregun e makinave elektrike të ndërtuar nga Ford në Kinë. Kompania ka në plan të përdor një automat shitës për të lehtësuar shitjet.

Klientët do të skanojnë makinën për të cilën janë të interesuar duke përdorur aplikacionin Taobao, të krijuar nga Alibaba. Ata mund të zgjedhin një ngjyrë, të shkruajnë një informacion bazë dhe të bëjnë një selfie.

Kjo selfie do të përdoret për të identifikuar individin kur ata të drejtohen tek automati i shitjes. Teknologjia e njohjes së fytyrës përdoret për të përshtatur personin me porosinë e tyre dhe automjeti përkatës merret nga të dhënat e ruajtura.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=81&v=NvJFluC3A5s

Pas kësaj, personi ka tre ditë kohë për të testuar mjetin në mënyrë që të vendos nëse do ta bëj blerjen apo jo. Kur personi vendos, ai duhet t’i drejtohet aplikacionit për të bërë pagesën ose për të kthyer makinën dhe të skeduloj një test tjetër makine.

Konsumatorët janë të kufizuar deri në pesë periudha prove çdo dy muaj për të siguruar që sistemi nuk përdoret si shërbim falas për të përdorur makina të reja. Për më tepër, ata duhet të kualifikohen si ‘Super Anëtar Alibaba’, dhe kanë arritur një nivel të caktuar në shërbimin e vlerësimit të kreditit të kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që ne kemi parë një shitje të automatizuar të automjeteve dhe nuk është hera e parë që Alibaba ka shitur automjete.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0