Menjëherë pas Samsung, Huawei prezanton telefonin e tij të palosshëm

Menjëherë pas Samsung, Huawei prezanton telefonin e tij të palosshëm


Huawei ka publikuar smartphone-in e parë me ekran të palosshëm, një javë pas lançimit nga rivali i tij Samsung.

Por dy hibridët kanë dizajne të ndryshme.

Megjithatë ekrani i Huawei është më i madh se ai i Samsung. Gjithashtu, pajisja e tij është edhe më e hollë.

Lexoni: Samsung Galaxy Fold, “sfida e re” për Apple

Por, ndryshe nga Samsung Galaxy Fold ky smartphone nuk ka një ekran të dytë në pjesën e pasme.

Ja dhe disa nga ndryshimet e tjera që vetë Huawei ka prezantuar:

  • ekrani i Mate X është 8 inch (20.3 cm) i papalosur.
  • kur mbyllet, ekrani më i madh i Mate X është 6.8inch dhe më i vogli 6.6inch – që e bën edhe më të madh se ai i iPhone XS
  • Mate X është 11mm i trashë
  • Ekrani kryesor i Samsung Galaxy Fold është 18.5cm kur shpaloset
  • Ekrani tjetër i Fold është 4.6in
  • masa e Fold është 17 mm i trashë në pikën më të gjerë kur është i mbyllur

Mate X” do të konkurojë me “Galaxy Fold” të sapoprezantuar nga Samsungu, që ka një çmim prej rreth 1.950 dollarësh. Por, versioni më i lirë i “Mate X” kushton 2.600 dollarë, përfshirë taksat.

Huawei ka garantuar që t’i sigurojë telefonit të tij të palosshëm rrjetin 5G, një teknologji në qendër të përpjekjes së tij për dominim global në tregun e smartphone-ve. Samsungu, ndërkohë ofron versionin e vjetër me 4G dhe një version me 5G.

Prodhuesit e telefonëve kanë nisur në fakt të kthejnë thuajse të gjithë shikimin nga telefonat e palosshëm, por tregu dhe analistët mbeten skeptikë.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0