Mendësia drejt Parasë - Business Magazine Albania

Mendësia drejt Parasë

Mendësia drejt Parasë

Shkruar nga Mario Korra, Kontributor

Së pari ne duhet të vendosim se me cfarë duam të kontribuojmë në shoqëri. Duke patur parasysh që të zhvillohemi profesionalisht ose si biznes për të plotësuar ose zgjidhur një problem me ekspertizë.

Pak histori për të kuptuar qëllimin e parasë. Ajo lindi si nevojë për të lehtësuar shkëmbimin e të mirave materiale apo shërbimeve, pasi njeriu kuptoi që nuk mund të realizonte çdo gjë vetë.

Nga këtu lindi idea e përdorimit të një mjeti që e ruan vlerën e tij dhe lehtëson shkëmbimin në treg. Ku individi e shkëmben shërbimin e tij me paranë dhe jo për një të mirë tjetër për të cilën nuk ka nevojë për momentin. Por që mund ta ruajë vlerën e saj për ta patur shërbimin apo të mirën sipas nevojës në kohë.

Duke ditur qëllimin e parë mund të kuptojmë më mirë përdorimin e saj. Gjithashtu na vetëdijëson që nuk duhet të jetë një qëllim, por mjet që e përdorim.

Një afirmim pozitiv për të na mbajtur në qëllim të drejtë:

Unë i përdor paratë dhe i dua njerëzit.

Duke e parë paranë si mjet kjo na ndihmon të mendojmë si mund të kontribuojmë në shoqëri për të zgjidhur një problem. Për t’ja bërë jetën njerëzve dhe vetes më të lehtë.

Pra qëllimi të jetë zgjidhja e problemit dhe paraja do rrjedhë pa kuptuar drejt nesh, si një mjet për të përfituar ndihmën e dikujt tjetër që të bëjmë jetën tonë më të lehtë, më komode. Apo për të kontribuar përtej shërbimit tonë personal, duke vendosur paratë në ndihmë të dikujt tjetër që ka një projekt për të lehtësuar jetën tonë dhe të të tjerëve.

Paraja është një mjet ku ne mund të kontribuojmë përtej prezencës tonë.

Kjo më bën të kujtoj tre nivele burimesh të ardhurash.

  1. Shërbimi jonë në shkëmbim të parasë.
  2. Paraja në përdorim për para
  3. Burime të ndryshme të ardhurash

Ashtu sikur thamë më sipër që paraja ishte thjesht një ide, ne kemi mundësi të meditojmë për të qenë kreativ për burime të ndryshme të ardhurash.

Ne si qënie jemi të pajisur me nivelin më të lartë inteligjent dhe jemi qënie kreative.

Na janë dhënë gjashtë aftësi mendore: Imagjinata, Vullneti, Perceptimi, Intuita, Memoria dhe Arsyetimi.

Njeriu është e vetmja qënie që duhet të krijojë ambientin e tij, çdo gjallesë tjetër është shumë mirë e vendosur në habitatin e vet.

“E vetmja gjë që e bën njeriun një njeri . . . është mendja e tij. Çdo gjë tjetër ti mund ta gjesh në një derr ose kalë.” – Archibald Macleish

Një nga aftësitë është imagjinata, duke e kombinuar me aftësitë e tjera mendore na shfrenon edhe kreativitetin (për ta përdorur për të mirën e përbashkët). Ne nuk kemi nevojë të konkurojmë, mjafton të jemi kreativ. Një konkurim efikas do të ishte kreativiteti në përmirësimin e shërbimit dhe produktit. Apo kreativiteti për shërbim inovativ.

Çdo gjë fillon nga një ide, ashtu si paraja çdo gjë që na rrethon ka qenë më parë një fotografi mendore.

Duke patur qëllime të larta, dhe duke mos e mbajtur mendjen se si të ndalojmë të tjerët do na çlirojë për kreativitet efikas. Do ndryshojmë fokusin dhe gjëra të reja do na shfaqen në horizont.

Lexoni: Kur nuk të lejon të rritesh, vetëm liroje dhe lëre të shkojë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0