Misioni i Mektrin Marine për të sjellë në Shqipëri markat më të njohura të industrisë së mjeteve lundruese të luksit, pasurohet me një tjetër markë italiane prestigjioze Pirelli Speedboats. Këtë verë kompania prezantoi markën e njohur në mbarë botën me klientët e saj në vend dhe në rajon.
Si përfaqësues zyrtar i Pirelli Speedboats, Mektrin prezanton markën Pirelli Speedboats si një linjë që përfaqëson kombinimin e elegancës së dizajnit italian dhe performancës së lartë në det.
Kjo markë italiane është rezultat i bashkëpunimit mes Sacs Tecnorib dhe markës legjendare Pirelli, duke krijuar një linjë unike që kombinon karakteristikat e një day-cruiser, center console dhe gomone luksoze në një mjet të vetëm. Ky konfigurim e bën Pirelli Speedboats një ndër alternativat më të veçanta në industrinë e mjeteve lundruese, pasi ofron cilësi që rrallë gjenden në treg.
Për Mektrin, zgjerimi me këtë brand është një hap i rëndësishëm për të përmbushur vizionin e kompanisë: prezantimin e markave prestigjioze botërore në tregun shqiptar dhe rajonal, për një përvojë që ndërthur performancën e mjeteve sportive me luksin.
Klientët shqiptarë dhe rajonalë që zgjedhin Pirelli Speedboats kanë në dispozicion jo vetëm teknologjinë dhe performancën e mjeteve, por edhe mbështetje teknike pas shitjes. Çdo mjet shoqërohet me një garanci 2-vjeçare, e mbështetur nga zyra teknike e Sacs Tecnorib, duke garantuar siguri dhe besim në çdo hap të përdorimit.
Që prej vitit 2005, Sacs Tecnorib mban licencën ekskluzive për prodhimin e gomoneve luksoze Pirelli Speedboats. Modelet e Pirelli duke filluar që nga Jet Tender, (mjetet ndihmuese 2.5m për jahtet) dhe deri tek Pirelli 50 i krijuar në bashkëpunim me Masonry, janë njohur ndërkombëtarisht për shpejtësinë, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për t’u përshtatur si tender për jahtet më të mëdha apo si anije të pavarura për lundrime ditore.
Këto modele, të dalluara për dizajnin modern, përdorimin e materialeve të avancuara dhe motorët e fuqishëm, lidhen ngushtë me traditën italiane të inxhinierisë detare. Në tregun ndërkombëtar janë përshkruar shpesh si ‘supermakinat e detit’
Sapo modelet e para të mbërrijnë në showroom, Mektrin do të organizojë një fushatë komunikimi për prezantimi më të detajuar të modeleve dhe markës.
Ky bashkëpunim konsiderohet si një zhvillim i rëndësishëm dhe për pozicionimin e Shqipërisë në tregun mesdhetar të industrisë së mjeteve navale, ku Pirelli Speedboats ka një prezencë të konsoliduar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
