Mekanizmi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSH – Struktura e Re

Mekanizmi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSH – Struktura e Re


Paraqitje e plotë e mekanizmit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë europian.

Qëllimi i trajnimit:

Tatimi mbi vlerën e shtuar, nuk është vetëm thjesht një lloj taksimi.

Pjesëmarrësit do të marrin një informacion të plotë mbi funksionimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, duke bashkërenduar spjegimet në rrafshin teorik dhe duke i përputhur ato me praktikën funksionuese në Shqipëri të këtij taksimi.

Kush mund të përfitojë:

Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).

Rezultatet

Në përfundim, të trajnimit, i cili do të mbeshtetet nga prezantime të hollësishme e të gjitha pjesëve përbërëse të mekanizmit të tatimit mbi vlerën e shtuar, të arrihet që pjesëmarrësit të kenë krijuar formimin bazik, në bazë të të cilit të mund të arsyetojnë për cdo rast qofte edhe specifik që paraqitet në praktikë.

Metodologjia

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 3 orësh në ditë. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Pjesëmarrja është e kufizuar, jo më shumë se 25 pjesëmarrës në cdo seancë trajnuese.

LEKTOR: Z. Artur Papajani

Artur Papajani, Drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Programi

  1. Objekti e fusha e zbatimit
  2. Personi i tatueshëm
  3. Furnizimet e tatueshme
  4. Vendi i furnizimit
  5. Kërkushmëria / momenti i furnizimit
  6. Vlera e tatueshme
  7. Shkalla tatimore
  8. Përjashtimet
  9. Kreditimi i tatimit
  10. Detyrime të personit të tatueshëm
  11. Regjime të veçanta
  12. Përvoja ndërkombëtare

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 10 nëntor 2017 ne adresen e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0