Meditimi, me efekt të jashtëzakonshëm në sipërmarrjen tuaj - Business Magazine Albania

Meditimi, me efekt të jashtëzakonshëm në sipërmarrjen tuaj

Meditimi

Nga Sheki Useini

Meditimi është një stabilizues universal, po ashtu edhe në biznes.

Gjithnjë e më shumë performancë në gjithnjë e më pak kohë, kështu funksionon sot në botën moderne të punës dhe biznesit. “Corona” e përkeqësoi fuqishëm këtë trend. Home office dhe takimet digjitale në vend të takimeve personale, do të mbeten me ne për një kohë të gjatë dhe pasojat ekonomike po ashtu do të na rëndojnë për një kohë edhe më të gjatë. Kjo ka filluar të ndihet dukshëm që tani. Disa kanë frikë se mos humbasin vendet e tyre të punës, madje sektorë të tërë janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre.

Pasojat e të qenit i izoluar dhe mungesa e kontakteve sociale do të na mbajnë të gjithëve, të rinj e të vjetër, të zënë për një kohë të gjatë me këta lloje të frikërave. Në kohë si këto, njerëzit kërkojnë një rrugëdalje nga ky lloj stresi. Fatkeqësisht, disa «i gjejnë» aty ku bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Por, ekziston një metodë e thjeshtë që mund të ndihmojë: MEDITIMI, një dhuratë e lashtë, dhuratë nga Perëndia, efekti së cilës është e konfirmuar vazhdimisht nga shkenca moderne.

Meditimi ndihmon më shpejt në rikuperimin e vetes, sepse nxitimi i vazhdueshëm dhe presioni në biznes mund të çoj dukshëm në dëmtimin e shëndetit dhe po ashtu edhe në rënien e performancës. Kjo do të thotë se fazat e presionit të lartë, për të arritur sukses ose rezultatet e duhura, duhet të pasohen nga faza të relaksimit me meditim.

 

Në këtë rast, këto faza të qetësisë do ta bëjnë të veten: truri do të rigjenerohet më shpejt dhe ne do të jemi të gatshëm dhe të aftë që pastaj të arrijmë edhe më shumë. Meditimi në biznes është një formë relaksimi apo pushimi, që mund të integrohet çdo ditë pune nga disa minuta.

 

Kjo thjesht kërkon të qëndrojmë ulur, të jemi mundësisht në një ambient të qetë dhe të kemi vullnet për ta bërë këtë çdo ditë nga 10-15 minuta. Këto seanca të meditimit fillojnë pastaj të memorizohen në tru dhe më vonë kjo do të ndodhë vetëvetiu, si kërkesë nga brenda  - ashtu si ne i pastrojmë dhëmbët çdo mëngjes dhe mbrëmje!

Lexo: Meditim 3 ditori i heshtjes tashmë edhe në Kosovë

Meditimi, definitivisht ndikon në rikuperimin e shpejtë, si dhe në inkurrajimin për veprime të reja me plot energji. Natyrisht se për këtë nevojitet pak kohë, ndoshta disa javë, por rezultatet e dukshem shihen që në seancat e para. Këtë madje mund ta konfirmoj nga përvoja ime personale. Ju poashtu do të arrini në një fazë, ku nuk do dëshironi të mbeteni pa meditim dhe ky është një triumf i madh për shëndetin dhe biznesin në të njejtën kohë.

Ju lutem, thjeshtë provojeni, ndërsa unë mund t`ju suportoj në çdo kohë me programet dhe mësimet e mia mbi meditimin.

Namaste

Sheki

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0