Media serbe: Shqipëria është ‘Greqia e re’, nxitoni të prenotoni

Teksa e gjithë bota po vuan nga koronavirusi dhe pushimet verore edhe këtë vit janë ende në pikëpyetje, media serbe “B92” i ka bërë reklamë turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si “Greqia e re”. Ajo shkruan se Shqipëria është zgjedhja e duhur për serbët për të kaluar pushimet, njësoj siç bënë edhe verën e kaluar.

“Vitin e kaluar, Shqipëria ishte zgjedhja për shumë turistë nga Serbia, sepse për shkak të koronavirusit, destinacionet më të njohura të turistëve serbë, Mali i Zi dhe Greqia, u mbyllën për pothuajse tërë sezonin.

Ne kontrolluam se çfarë na pret këtë verë dhe nëse çmimet me të vërtetë u rritën krahasuar me verën e kaluar, duke marrë parasysh se turistët ankohen për rritjen e çmimeve të akomodimit në rrjetet sociale.

Qytetarët serbë duket se po presin me padurim një rishikim të vendimit për kalimet në kufirin grek dhe disa kanë vendosur të gjejnë një alternativë në vend që të presin. Pas një sezoni të shkëlqyeshëm veror në Shqipëri, ne jemi duke përgatitur programe për verën e vitit 2021.

Interesimi është me të vërtetë i madh, dhe është veçanërisht e rëndësishme për ne që një numër i madh i klientëve që qëndruan vitin e kaluar dhe ishin shumë të kënaqur tashmë po rezervojnë pushimet për këtë vit. Çmimet e akomodimit nuk kanë ndryshuar. Janë identike me vitin e kaluar. Ne do të ofrojmë transport me autobus dhe një ofertë për hotele në Durrës, Ksamil, Sarandë dhe Vlorë”, vijon më tej artikulli.

Aty theksohet edhe se për të hyrë në Shqipëri, nuk ka kushte si në vendet e tjera, pra nuk kërkohet tampon apo pasaportë vaksinimi për koronavirusin. “Nga një kërkim që bëmë në faqe të njohura për çmimin e akomodimeve, rezulton se ato janë të voltishme. Ju mund të gjeni një natë për dy persona në vendpushimin e njohur të Sarandës me një çmim prej 40 euro. Mund të gjeni edhe oferta me mëngjes dhe një çmim thuajse të njëjtë. Nëse vendosni ta kaloni këtë verë në Durrës , shuma minimale që duhet të ndani për dy persona, për një natë, është rreth 20 euro”, përfundon shkrimin media serbe “B92”.

B92

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale