Media franceze fton turistët të vizitojnë Shqipërinë

Media franceze fton turistët të vizitojnë Shqipërinë


“Destinacioni i muajit Korrik: Shqipëria”, kështu titullohet një artikull nga Boursorama Lifestyle, portali i njohur francez dedikuar turzimit, kulturës, lifestyle, etj. Për të gjithë ata që duan t’i shpëtojnë Rivierës Franceze dhe turistëve të shumtë, artikulli sugjeron Rivierën Shqiptare. Ja çfarë shkruhet në brendësi:

Rajoni i Ballkanit është joshës. Një klimë e mirë dhe bukuri natyrore për t’u shijuar nga çdo turist. Pas Serbisë dhe Malit të Zi, ju ftojmë të zbuloni Shqipërinë.

Vetëm 2 orë e 30 min me avion nga Parisi, Shqipëria është një perlë e panjohur për turistët francezë. Ja çfarë e bën interesant këtë destinacion:

Plazhe përrallore dhe thuajse të braktisuraa

Shqipëria njihet veçanërisht për autenticitetin dhe mikëpritjen nga vendasit. Malet masive mbulojnë 70% të territorit. Në mes të këtij relievi, një qytet i vogël si Gjirokastra meriton një vizitë. Shtëpi prej guri që bëjnë pjesë në listën e Trashëgimive Botërore të mbrojtura nga UNESCO.

Për ata që duan rërë të mirë, Riviera Shqiptare është një parajsë. Resorte, por dhe plazhe shumë të bukura thuajse të braktisura (që do t’i zbuloni duke ecur në këmbë). Për ata që kërkojnë rehatinë e shezllonit, aktivitete në ujë dhe restorante buzë detit, Ksamili është kryefjala. Por kujdes, sepse popullariteti i tij në rritje po tërheq shumë e shumë turistë.

Nëse Shqipëria ju intrigon, mos prisni shumë gjatë por prisni biletat, sepse është një destinacon që duhet-parë-patjetër nga çdo turist Europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0