Kompania e bazuar në energjinë e gjelbër NDB, Inc ka arritur një moment historik me përfundimin e dy provave të konceptit të baterisë së saj nano diamant (NDB). Një nga këto testimet u zhvillua në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore dhe konstatoi se teknologjia e baterive NDB arriti të kishte një karikim prej 40%, e cila është një përmirësim i madh krahasuar me efikasitetin e mëparshëm prej 15% .
Risia e NDB qëndron tek krijimi i një trajtimi të ri me nano diamant që lejon nxjerrjen më efikase të ngarkesës elektrike nga diamanti i përdorur në krijimin e baterisë. Qëllimi i tyre është që në fund të fundit të komercializojnë një version të baterisë së tyre që mund të vetëkarikohet për një jetëgjatësi maksimale prej 28,000 vjetësh, i krijuar nga mbetjet bërthamore të karbonit-14 të mbështjellura me diamantë.
Kjo bateri nuk gjeneron asnjë emetim karboni gjatë operimit të saj dhe kërkon vetëm ambient të hapur për të funksionuar. Dhe ndërsa ato janë teknikisht bateri, sepse ato përmbajnë një karikim e cila përfundimisht do të shpenzohet, ato sigurojnë karikimin e tyre për shumë më gjatë se jetëgjatësia e ndonjë pajisje specifike ose përdoruesi individual, duke i bërë ato në mënyrë efektive një zgjidhje që nuk ka nevojë për karikim të vazhdueshëm.
Në fund të fundit NDB shpreson ta kthejë baterinë e tyre në një burim të qëndrueshëm të energjisë për pothuajse gjithçka që e konsumon atë – duke përfshirë avionët, automjetet, trenat, dhe më shumë, deri te smartphone, veshje dhe sensorë të vegjël industrial. Kompania aktualisht është duke krijuar një prototip të baterisë së saj të parë komerciale në mënyrë që ta hedhë në treg gjatë këtij viti.
Kompania sapo ka siguruar edhe klientët e saj të parë beta, të cilët do të marrin dhe përdorin prototipet e para të prodhuara. Ndonëse nuk i ka bërë publike emrat, kompania deklaroi se njëri është ” lider në produktet dhe shërbimet e energjisë bërthamore”, dhe tjetri është “një kompani globale lider dhe prodhuese në fushën e aviacionit mbrojtës dhe të sigurisë”. Natyrisht, kjo lloj teknologjie është tërheqëse për pothuajse çdo sektor, por sektorët e mbrojtjes dhe energjisë ka të ngjarë të jenë klientët më të mëdhenj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.