"Me Kismet" podcast-i që trajton aktualitetin shqiptar

“Me Kismet” podcast-i që trajton aktualitetin shqiptar


“Me Kismet”, është një podcast që trajon tema të aktualitetit shqiptar. I krijuar nga katër të rinj të talentuar, ‘Me kismet’ vjen në formën e diskutimit, debatit. Zhvillimi i temave drejtohet kah dinamizmit të jetës sociale, politike dhe ekonomike, duke i shoqëruar me agrumenta objektive dhe opinione personale.

Themeluesit e këtij podcast-i thonë për Businessmag.al se, diskutimi është menduar në këtë mënyrë, pasi ata synojnë që përmes tij të nxisin komente, opinione dhe për të transmetuar një mesazh.  “Vendosëm që ky podcast të quhej ‘Me Kismet’ duke e parë këtë idiomë si një pasqyrim të situatës aktuale, e cila ka tendencën të të drejtojë gjithmonë drejt negatives apo drejt pritjes”.

“Duke qenë se në përditshmërinë tonë ne diskutojmë shpesh rreth problematikave shqiptare dhe jo vetëm, menduam që zërin dhe idetë tona t’i shfaqnim në një platformë të madhe siç është you tube.”

Synimi i tyre është t’i japin shtrirjen e duhur diapazonit të mendimit të tyre. Gjithashtu të ndërgjegjësojnë dhe të japin mesazhe të vyera drejtuar shoqërisë shqiptare.

Ky podcats është menduar të vijë me risi në treg, risi të cilat pritet të jenë reflektimi, motivimi, pozitiviteti dhe mbi të gjitha nxitja e mendimit kritik. Ata synojnë edhe krijimin e një audience konstante dhe suportive, e cila do t’i ndjekë gjatë gjithë rrugëtimit.

Një ndihmë e madhe për ta ka qenë pjesëmarrja në Fit For Future.

“Aktivizimi në programe është gjithmonë frytdhënës dhe motivues për të vënë në jetë ide të ndryshme. Një prej tyre ka qenë dhe Fit For Future, një program bashkëkohor komunikimi, motivimi dhe zhvillimi personal i drejtuar nga znj. Arlinda Çausholli. Pa dyshim e këshillojmë rininë shqiptare që të jetë pjesë e një programi të tillë”.

Lexo: Turboo.al, aplikacioni inovator i tregut shqiptar

Në këtë podcast, target-grupi, i cili gjen më shumë veten është rinia, por mënyra se si trajtohen temat e zgjeron audiencën, duke e bërë atë sa më gjithpërfshirëse.

Më poshtë po ju prezantojmë  me secilin anëtar dhe vizionin e përbashkët të tyre: 

  • Xhesika Maçi, 21 vjeç, studente e Shkencave Politike dhe autore e librit “Gruaja e Hekurt”. E angazhuar në konkurse të shumta lidhur me shkrime të ndryshme. Pasioni është leximi, shkrimi dhe komunikimi në publik. Synimi për të ardhmen është pedagogjia.
  • Egers Bardhi, 21 vjeç, student i Shkencave Politike, anëtar / koordinator në disa organizata rinore. Ideues i disa projekteve të ndryshme dhe pjesëmarrës ne disa intershipe. Disa nga pasionet janë leximi, politika dhe komunikimi në publik. Synimi është të jetë pjesë e politikës.
  • Elion Osmani, 21 vjeç, Student i Shkencave Politike. Basketbollist profesionist, pjesë e kombëtares shqiptare dhe gjithashtu e disa ekipeve prestigjoze në vend. Pjesëmarrës në konferenca të ndryshme me bazë formimin personal. Pasioni kryesor është udhëtimi, gjithashtu edhe leximi i artikujve apo librave të ndryshëm. Synimi është gazetaria.
  • Xhoen Tugu, 21 vjeç, studion për Menaxhim Biznes. I apasionuar pas sportit, të shkruarit dhe politikës. Synon te lidh pasionin e tij për sportin me degën ku studion, si dhe të ketë një formim sa më të gjerë personal dhe profesional. Qëllimi i përbashkët, pse jo nëpërmjet këtij podcasti, integrimi në sferën mediatike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0