Dy harqet e arta të McDonald’s, u ndezën për herë të parë në horizontin panoramik të sheshit Pushkin në Moskë me bujë të madhe më 31 janar 1990.
Rreth 38 mijë rusë, të sapo dalë nga regjimi sovjetik, u rreshtuan për orë të tëra, në oborrin e një vendi, të cilin e kishin dëgjuar, por që nuk e kishin shijuar kurrë: një hamburger të McDonald’s. “Gjithçka që mbaj mend është se kemi pritur një kohë të gjatë,”, do të thoshte për mediat një ish-punonjëse. “Mu duk sikur po haja vetë Amerikën”, thoshte një qytetare, e cila përkujton se edhe një muaj pas hapjes, radhët e pritjes vijonin të ishin me orë të gjata.
McDonald’s, ishte zhvillimi – deri diku kulinar – i kohës për rusët. Ajo ditë vendosi rekorde të kompanisë në atë kohë, me shumicën e klientëve të shërbyer ndonjëherë në një ditë. Një rekord, i cili ende nuk është thyer sot, ishte ai i servirjes së 38 mijë personave në ditën e hapjes. Dëshira ruse për stilin perëndimor dhe reklamimi perfekt i kompanisë ikonë amerikane, e bënë ngjarjen të lakmuar nga të gjithë në ish-kulturën sovjetike.
LEXO: 8 gjërat që McDonald’s mund t’ju mësojë rreth suksesit në biznes
E prezantuar në vitin 1986, perestrojka solli një hapje të re në shoqërinë sovjetike, por siguroi disa rrugë të shpejta drejt riparimit të ekonomisë. Skena në Sheshin Pushkin ishte plot me kontradikta; ndërsa mungesat e nevojave themelore ishin të zakonshme në dyqanet sovjetike, McDonald’s – pothuajse në mënyrë magjike – kishte gjithmonë ushqim.
Një barrierë midis dy vendeve u thye me penetrimin e “Big Mac”-ut në Moskë e më pas gjithë Rusinë. Një kafshatë, e cila shënjoi jo pak. Një ngjarje, edhe e papërfillur gjerësisht në sytë e njerëzve. Por, një ngjarje, e cila ishte një fitore e vogël e SHBA-ve ndaj Rusisë të sapo ristrukturuar.
Sot, 31 vjet më pas, McDonalds është “malli i huaj” më jetëgjatë në Rusi. Mijëra rusë punuan aty gjatë këtyre viteve. Qindra mijëra – në mos miliona – konsumuan ushqimin e Mac-ut. Kompania tani ka më shumë se 700 dyqane në të gjithë vendin dhe 98% e furnizimeve të kompanisë tani janë me burim lokal.
Një zhvillim, i cili rrëzoi një herë e mirë disa barriera të panegociueshme më parë nga të dyja palët. Një ngjarje, e cila mbeti në histori si dita, kur Mac-u u hap në Moskë dhe theu çdo pritshmëri të mundshme!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.