Radhët e gjata në pikat e shitjes së platformave dixhitale për transmetimet TV, treguan se qytetarët nuk ishin ende gati. Edhe pse është lajmëruar më shumë se një vit më parë, nisma ka sjellë surpriza. Me mbylljen e transmetimeve analoge, nevojiten aparatë më të avancuar për kapjen e kanaleve TV. Familjet që nuk kishin blerë më parë një dekoder përfunduan të mos shikonin asnjë transmetim.
Pas gati 880 ankesash drejtuar në Autoritetin e Mediave Audiovizuale, autoriteti ka vendosur të rindezë transmetuesit analogë.
Kreu i AMA-s Gentian Salaj tha se, “afati i fikjes së transmetuesve analogë do të shtyhet deri në 15 janar të 2019”.
Lexo: Mbyllet transmetimi TV analog për një të tretën e popullsisë
Drejtuesit e AMA-s patën theksuar më parë, se krahas fushatës së informimit për një vit e gjysëm, rreth 88 mijë persona, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike e përfituan dekoderin falas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.