Ka qenë ky apeli i menaxherëve shqiptarë, por që nuk u dëgjua kudo.
Menaxherët shqiptarë hoqën dorë nga piceria “Toscana” në Greifensee ZH, të cilët vitin e kaluar u bënë lajm i mediave, sepse ofruan falas ushqimin për ata që kishin nevojë. “Shumë njerëz fatkeqësisht e keqpërdorën veprimin tonë”, thotë Gino Ramadani (40 vjeç), i cili udhëhoqi restorantin së bashku me gruan e tij, Elvirën (37 vjeç).
“Disa ishin madje të ‘pacipë’. Kishte njerëz që nuk kishin nevojë për ushqim falas, por insistonin në një ëmbëlsirë të lirë apo në një pije të lirë”. Ramadani nuk kërkoi para, edhe pse këta persona nuk kishin nevojë. Përkundër kësaj, Ramadani nuk pendohet për nismën e tij të ofrimit të ushqimit falas.
“Kam pasur shumë reagime pozitive dhe kam njohur shumë njerëz të mirë. Kishte shumë miq, të cilët kishin ngrënë falas në restorantin tim”, thotë Ramadani. “Jam krenar që kam ofruar më shumë se 3000 ushqime falas.”
Edhe pse shprehet se është krenar Ramadani me këtë veprim kishte regjistruar humbje rreth 60 mijë franga.
“Tani kemi gjetur një qeramarrës të ri për ta marrë menaxhimin e restorantit”. Ai nuk mund të thotë nëse pronari i ri do të vazhdojë të njëjtë nismë, por e di që restoranti do të jetë në duar të sigurta”.
burimi: shqiptari.eu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.