Mbyllen call center e fabrikat fason - Business Magazine Albania

Mbyllen call center e fabrikat fason


Call center e fabrikat fason do të mbyllen deri në një njoftim të dytë. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në daljen e tij publike. Madje ai paralajmëroi se këto sipërmarrje mund të mbyllen përfundimisht nëse pas rihapjes nuk përmbushin detyrimet.

Kryeministri tha se, “sot kemi marrë një sërë inspektimesh në kompanitë fasonë dhe call-center, të cilat do të jenë të mbyllura njësoj si të tjerat nga nesër deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur do të rifillojnë aktivitetin do të konstatohet se nuk kanë kryer të gjitha detyrimet për të mbrojtur veten, punonjësit dhe të gjitha familjet dhe kontaktet e tyre jo vetëm që do të mbyllen, por do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje sepse në këtë rast është thjesht dhe vetëm neglizhenca e tyre dhe jo një mbyllje për një forcë madhore, të paktën në këtë fazë të planit për zbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon, për të cilin ne do ta mundim”.

Më parë kryeminsitri ka bërë të ditur ndalimin e transportit publik dhe privat mes Tiranë-Durrës dhe mes tyre e qyteteve të tjera duke nisur nga e premtja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0