Mbyllen 8 mijë portale që mundësonin lojërat online - Business Magazine Albania

Mbyllen 8 mijë portale që mundësonin lojërat online

lojërat online

Ndërsa u mbyllën lojërat e fatit vitin e kaluar, ato lulëzuan në një tjetër formë. Dyshimin e familjeve dhe shpresën e vartësve të lojërave të fatit e konfirmojnë të dhënat e Autoritetit të Komunikimieve Elektronike dhe Postare (AKEP). Loja online lulëzoi sipas të dhënave të AKEP.

Në raportin vjetor të AKEP, konfirmohet se janë me mijëra faqe online, që ofrojnë baste sportive dhe lojëra të tjera bixhozi. 8 mijë prej këtyre faqeve AKEP bën të ditur se i ka bllokuar gjatë vitit të kaluar.

Sipas raportit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive si dhe me kërkesën e organeve kompetente, “është kërkuar mbyllja e aksesit për rreth  8000 domain-e, të cilat ofronin lojëra fati online në shkelje të ligjit respektiv për lojërat e fatit. 83 domain-e me anën e të cilave ofroheshin programe televizive në shkelje te ligjit respektiv për mediat audiovizive”.

Lexo: Lojrat elektronike me anë të internetit, jepen liçenca vetëm për kompanitë shqiptare

Këtu flasim gjithnjë për lojërat online, por nëse shikoni me vëmendje në lagjet tuaja, shumë prej hapësirave të dedikuara këtyre lojërave vijojnë të mbeten të hapura ndonëse pa ekranët e dikurshëm. Në shumë raste ato shërbejnë si kafene, bilardo, por klientela e tyre mbetet e njëjtë. Përmes telefonave të tyre, dhe llogarive të servirura nga këto lokale, loja vazhdon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0