Mbretëria e Bashkuar në përpjekje për të parandaluar dhe ndëshkuar marketingun e gabuar që u bëhet kriptomonedhave - Business Magazine Albania

Mbretëria e Bashkuar në përpjekje për të parandaluar dhe ndëshkuar marketingun e gabuar që u bëhet kriptomonedhave

marketingun

Mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar tha se do të vëzhgojë marketingun ‘mashtrues’ për investimet kripto si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë nga rregullatorët për të parandaluar dëmtimin e konsumatorëve që vendosin të tregtojnë asete të parregulluara dixhitale.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) tha për Financial Times se do të fillojë një përpjekje të madhe këtë muaj për të kërkuar dhe hequr reklamat e gabuara dhe të papërgjegjshme që kanë lidhje me kriptomonedhat, veçanërisht në internet dhe në platformat e mediave sociale.

“Ne e shohim këtë si një fushë absolutisht të rëndësishme dhe prioritare për ne,” tha Miles Lockwood, drejtori i ankesave dhe hetimeve në ASA. “Aty ku gjejmë probleme, ne do të godasim fort dhe shpejt.”

Ai tha se agjencia e ka identifikuar kripton si një përparësi të “alarmit të kuq” brenda reklamave financiare. Kompanitë do të marrin paralajmërime për reklamat e tyre.

Organi vetërregullues i industrisë së reklamave i është futur kësaj rruge në përpjekje për të mbikëqyrur reklamat e kriptovalutave, sepse shumica e investimeve të kripto bien në kundërshtim me rregullat e rrepta të MB për promovimin e produkteve tradicionale financiare, të shqyrtuara nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA).

FCA ka nxjerrë paralajmërime se konsumatorët që blejnë produkte të njohura kripto “duhet të jenë të përgatitur të humbasin të gjitha paratë e tyre”, por ato nuk kanë arritur të filtrohen në shumicën e konsumatorëve.

Lexoni: 10 mësimet më të rëndësishme në ekonomi dhe financa

ASA në maj kritikoi aplikacionin për kriptomonedhat Luno për një fushatë reklamash në transportin publik në Londër me fjalët: “Nëse po shihni Bitcoin në stacionin nën hekurudhor, është koha për të blerë”. Kjo reklamë dukej mjaft çorientuese dhe nënvlerësoi rreziqet e investimit në pasuri të paqëndrueshme dixhitale si Bitcoin.

Shefi ekzekutiv i Luno, Marcus Swanepoel tha se pasiguria e rregullatorëve të Mbretërisë së Bashkuar për kriptot po pengon kompanitë e aseteve dixhitale që po përpiqen të luajnë sipas rregullave. “Sinqerisht, ne kishim përshtypjen se këto reklama ishin në rregull,” tha ai.

Ndërsa organi i industrisë së reklamave është mbështetur kryesisht në ankesat e klientëve për të kuptuar reklamat problematike, tani po rrit kapacitetin e tij për të skanuar në mënyrë aktive për reklamat e dyshimta në internet duke përdorur teknologji të tilla si web scraping dhe inteligjenca artificiale. Po punon gjithashtu me platforma të mëdha teknologjike në një iniciativë të veçantë për të hequr reklamat mashtruese.

“Ne e pranojmë se ekzistojnë disa lloje mediash që nuk kemi qenë në gjendje t’i adresojmë plotësisht deri më tani”, tha Louise Maroney, e cila drejton ankesat financiare për ASA. Për këtë do të vëzhgohen gjithashtu influencuesit, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e kriptomonedhave në mediat sociale.

Rregullat janë krijuar për të siguruar që asetet kripto të mbahen në të njëjtat standarde të larta për drejtësi, qartësi dhe saktësi si shërbimet e tjera financiare.

FCA ka thënë se po punon ngushtë me Thesarin mbi propozimet për të zgjeruar kompetencat e saj. Taskforca e kripto-aseteve, e formuar nga Thesari, FCA dhe Banka e Anglisë, ngriti reklamat e kripto si një shqetësim kryesor për mbrojtjen e konsumatorit që nga viti 2018.

“Reklamimi në lidhje me kripto-asetet, i cili shpesh synon investitorët me pakicë, nuk është zakonisht i drejtë ose i qartë dhe mund të jetë mashtrues. Reklamat shpesh mbivlerësojnë përfitimet dhe rrallë paralajmërojnë për rreziqe të paqëndrueshmërisë dhe mungesën e rregullimit”, shkruajnë ata në një raport.

Hulumtimi i FCA ka zbuluar se vetëm një pakicë njerëzish blejnë monedha dixhitale bazuar në reklamë, por që ata që e bëjnë këtë priren të kenë rezultate më të këqija. “Konsumatorët të cilët janë të bindur nga reklamat kanë më shumë gjasa të pendohen për blerjen e tyre,” tha FCA.

Ai gjithashtu zbuloi se njerëzit që blejnë bazuar në reklama kanë më shumë të ngjarë të besojnë gabimisht se investimet e tyre kripto kanë mbrojtje rregullatore.

/ft.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0