Nën drejtimin e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi u mblodh këtë të mërkurë Këshilli i Investimeve. Ky organizëm ka për qëllim bashkërendimin e punës me biznesin për nxitjen e investimeve në vend.
Sipas ministres Ekonomi, sipërmarrësit e huaj mund t’i drejtohen lehtësisht agjencisë shqiptare për nxitjen e investimeve, pasi procedurat janë përqendruar në këtë ent. Çdo projekt detajohet dhe më pas shkon për miratimin në Komitetin e Investimeve Strategjike.
Ajo shtoi se klima e biznesit është përmirësuar dhe situata është optimiste edhe për të ardhmen. Ministrja u ndal edhe tek lufta ndaj informalitetit, për të cilën tha se do të vazhdojë me strategji konkrete.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto